• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“EPSTEIN”/ Misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez
Home
Nderkombetare

“EPSTEIN”/ Misteri i fotos së Hawking dhe tentativës për t’i dhënë fund jetës nga ish-kryeministri norvegjez

27 February, 2026 s.autor Botë, Nderkombetare

Një ditë e mbushur me akuza të reja dhe dorëheqje të bujshme, në vazhdën e “dosjeve Epstein”. Në pak orë pasi u publikua një foto e papritur e Stephen Hawking i rrethuar nga modele, erdhi dhe dorëheqja e CEO‑së së World Economic Forum, ajo e pritur prej kohësh e Larry Summers nga Harvard, si dhe ndjesa e Bill Gates ndaj punonjësve të tij.

Të gjitha ndodhën pak para se të niste dëshmia e Hillary Clinton-it, e thirrur bashkë me bashkëshortin Bill për të raportuar në Kongres mbi marrëdhëniet e tyre me financierin.

Hillary Clinton ka deklaruar ditën e djeshme se ka pak informacione për të ndarë dhe ka akuzuar komitetin republikan se po përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen nga lidhjet e presidentit Trump me Epstein. Për ish-zonjën e parë nuk ka prova të qarta për kontakte me financierin, ndërsa dëshmia e Bill Clinton-it sot pritet me më shumë interes, pasi ai shfaqet në foto dhe mesazhe të shumta të dosjeve.

Dorëheqjen e dha presidenti dhe CEO-ja i Forumit Ekonomik Botëror, norvegjezi Borge Brende, i cili qëndronte në këtë detyrë që nga viti 2017 dhe ish‑ministër i Jashtëm. Prej javësh, forumi kishte nisur një hetim të pavarur mbi praninë e tij në email-et dhe mesazhet me Epstein. Brende ka pranuar se ka darkuar të paktën tre herë me financierin, por ka thënë se nuk ishte në dijeni të së kaluarës kriminale të tij.

Emri i Brende shtohet në listën e figurave norvegjeze të përfshira në dosje, mes tyre edhe princesha Mette‑Marit, e cila kishte shkëmbyer mbi 100 email-e me Epstein dhe e kishte vizituar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë, mediat norvegjeze raportojnë për një tentativë vetëvrasjeje të ish‑kryeministrit Thorbjørn Jagland, ish‑kryetar i Komitetit të Nobelit për Paqen dhe ish‑sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Europës, i përmendur në dosje për një pushim familjar në ishullin e Epstein-it në vitin 2014.

Edhe ish‑sekretari amerikan i Thesarit, Larry Summers, nën hetim për lidhjet me Epstein, njoftoi se do të largohet nga Harvard-i në fund të vitit akademik. Ai kishte dhënë dorëheqjen edhe nga bordi i OpenAI në nëntor. Summers tha se “ndjehet thellësisht i turpëruar” dhe se do të përqendrohet në riparimin e marrëdhënieve personale.

Bill Gates, nga ana e tij, kërkoi ndjesë para punonjësve të Fondacionit, duke pranuar “gabimet” por duke theksuar se nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore. Ai pranoi se kishte patur marrëdhënie jashtëmartesore me dy gra ruse, duke mohuar se ato kishin lidhje me trafikun e prostitucionit të Epstein. Gates tha: “Nuk kam bërë asgjë të paligjshme. Nuk kam parë asgjë të paligjshme. Nuk kam pasur kontakt me viktimat.”

Ndërkohë, gazeta britanike Telegraph publikoi një foto të vitit 2006 ku Stephen Hawking, shfaqet pranë një pishine në ishullin St Thomas, gjatë një kongresi shkencor ku mori pjesë edhe Epstein. Dy gratë pranë tij u raportua se ishin modele të Epstein-it, por familja e Hawking sqaroi se ishin kujdestare afatgjata që udhëtonin me të nga Britania. Nuk dihet pse fotoja është përfshirë në dosjet Epstein.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PENGIM I DREJTËSISË"/ Nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë
Previous article E RËNDË/ Dyshohet se është vetëmbytur, gjendet trupi i pajetë i një 58-vjeçareje në lumin Osum

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT