• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EPOKA E MAKINAVE PA SHOFERË/ Ja çfarë pritet të ndryshojë nga kompanitë kineze të…
Home
Teknologji

EPOKA E MAKINAVE PA SHOFERË/ Ja çfarë pritet të ndryshojë nga kompanitë kineze të…

26 July, 2018 g.autor Teknologji

Një grup kompanish të reja kineze po përshpejtojnë përpjekjet për të vendosur automjete autonome në rrugë në tregun më të madh të makinave në botë.

Nga ana tjetër, kompanitë amerikane që po testojnë të njëjtën teknologji, Waymo dhe Cruise, e kanë të vështirë të futen në Kinë.

Roadstar.ai po teston makinat pa shofer në metropolin jugor të Shenzen dhe shpreson të hedhë në rrugë rreth 1500 copë deri në vitin 2020. Kompania po teston nivelin 4 të vetëdrejtimit, çka kërkon shumë pak ndërhyrje njerëzore dhe mund të përballojë mjaft mirë xhunglën urbane të Kinës.

Ndërkohë, Pony.ai planifikon të vendosë një flotë prej 20 makinash vetëdrejtuese në rrugët e Guanzhou vitin e ardhshëm, të cilat do të përdoren si shërbim taksi. Ajo pret ta komercializojë teknologjinë brenda 3 apo 5 vitesh për t’u përdorur në kushte të kontrolluara në ambiente si porte apo parqe industriale.

Kompania Momenta, e mbështetur nga prodhuesi gjerman Daimler (Mercedes), sapo ka firmosur një kontratë me qeverinë e Suzhou për të vendosur një flotë në këtë qytet brenda vitit dhe për të ofruar shërbime për qytetarët së shpejti. Aktualisht ajo po përgatit programet për të krijuar një hartë virtuale me rrugët e qytetit.

Këto tre kompani u bashkohen Baidu dhe NIO, të cilat po shfrytëzojnë gatishmërinë e qeverive lokale për të vendosur rrugët e tyre në testim për këtë teknologji dhe të dyja shpresojnë të bëjnë përparime të mëdha në këtë drejtim.

Kina shpreson që brenda dekadës të ketë 30 milionë automjete autonome në rrugë, me një bazë prej 300 milionë përdoruesish.

Ky objekti i qeverisë qendrore dhe mungesa në treg e liderëve botërorë Waymo dhe Cruise ka bërë që kompanitë kineze të marrin një mbështetje të madhe si nga qeveritë, ashtu edhe nga investitorët.

Prodhuesit e automjeteve në Kinë kanë gjithashtu një tjetër arsye pse të mbështeten tek kompanitë vendase për këtë teknologji. Sipas tyre, algoritmet kineze janë të përshtatura me rregullat e qarkullimit dhe me skenarët e ndryshëm të trafikut të ngjeshur, krahasuar me trafikun më të lehtë dhe më me hapësirë në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata besojnë se zgjidhjet për vetëdrejtimin në Kinë mund të ofrohen vetëm nga kinezët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NDALET DHUNA NË FAMILJE/ Kunati i RREH NUSEN vëllait. Dyshohet se...
Previous article KLOPP TRONDIT LIVERPOOLIN/ Nuk premtoj trofe, futbolli është 90% punë dhe 10% fat

g.autor

Postime të ngjashme

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram Botë

70% E FËMIJËVE ANASHKALUAN NDALIMIN E RRJETEVE SOCIALE/ Australia rrit gjobat për Facebook, TikTok dhe Instagram

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT