Jemi mësuar të shohim tek përmenden shpesh 2 legjendat e futbollit botëror, Pele dhe Maradona, të cilët padyshim kanë lënë gjurmë historike në futboll dhe jo vetëm, me paraqitjet e tyre magjike me klubet dhe kombëtaret. Askush nuk mund ta kishte menduar se këta legjenda do të kishin ndonjëherë rivalë që të mund të arrinin rekordet e tyre historike, e aq më pak t’i tejkalonin ato.
Pele dhe Maradona janë krahasuar për vite me radhë me njëri tjetrin duke krijuar kështu një pikëpyetje të madhe përsa i përket cilësimit se cili prej të dyve do të ishte më i miri në histori, një dilemë e madhe kjo për tifozat e futbollit, analistët, trajnerët etj. Krahasimi ndërmjet të dyve është i vështirë për tu bërë pikërisht edhe për faktin se të dy kanë jetuar në epoka të ndryshme në futboll, dhe kanë pasur stil dhe filozofi të ndryshme të lojës.
Rasti më tipik i ditëve të sotme është ai ndërmjet legjendës së Barcelonës, Lionel Messi dhe atij të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. 2 legjendat që do të mbahen mend gjatë në histori, kanë pasur fatin të jetojnë në një epokë të njëjtë, në një kampionat të njëjtë, duke e bërë kështu më të fortë konkurencën por krahasimi ndërmjet tyre përsëri është tepër i vështirë për çdo gazetar , trajner, apo analist futbolli.
Ronaldo dhe Messi kanë zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme, duke qenë gjithmonë në presion nga njëri tjetri, thjesht edhe vetëm për faktin se kush do të ishte triumfues përsa i përket duelit për Topin e Artë.
Një duel i cili ka dalë jashtë çdo parashikimi dhe ka zgjatur për 10 vite radhazi, hark kohor ky i paimagjinueshëm, në të cilat kanë grumbulluar gjithsej 9 Topa të Artë, respektivisht 5 Messi dhe 4 Ronaldo, dhe konkurenca vazhdon edhe këtë vit, ku të dy janë finalistë përsëri për këtë trofe të lavdishëm për çdo futbollist profesionist.
Ronaldo dhe Messi kanë statistika të frikshme përsa i përket performancës, me një numër të madh golash.
Statistikat e tyre në gjithë karrierën futbollistike deri tani:
Shpeshherë të dy gjigandët e futbollit modern krahasohen me ‘jashtëtokësoret’, thjesht edhe vetëm për faktin e konkurencës në nivele të larta përgjatë 10 viteve.
Përgatiti: AlpeNews.al






