• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Epidemia e fruthit në Evropë, ISHP: S’ka vend për alarm në Shqipëri, kemi forcuar masat
Home
Sociale

Epidemia e fruthit në Evropë, ISHP: S’ka vend për alarm në Shqipëri, kemi forcuar masat

23 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Përmes një njoftimi, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemia e Fruthit, pas shtimit të rasteve në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.

ISHP thotë se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime dhe vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar. Gjithashtu ISHP thekson se janë forcuar masat për parandalimin e rikthimit të shpërthimeve epidemike të Fruthit.

Njoftimi i ISHP:

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se në Shqipëri nuk ka vend për alarm lidhur me epidemin e Fruthit.

👉Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka forcuar masat për parandalimin e rikthimit të shpërthimeve epidemike të Fruthit.

Gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime nga të cilat mbi 26400 janë vaksinime të personave të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar ose mbulesa vaksinale nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe mbi 51100 vaksinime jashtë rutinës që iu takojnë personave të kontaktit, individëve që rezultojnë me një dozë vaksine fruthi apo të pavaksinuar si dhe persona risku.

Vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar, konkretisht:

Prej dy vitesh vazhdon vaksinimi i kohorteve të datëlindjeve 1980-1990 që janë me një doze, ndërkohë që është bërë dhe vaksinimin i kohorteve të datëlindjeve 16-20 vjeç.

Është realizuar evidentimi i fëmijëve të prapambetur në kryerjen e vaksinimit dhe vaksinim i tyre i menjëhershëm dhe po ashtu është bërë vaksinim i popullatës së komunitetit rom si kontigjent lëvizës në të gjitha rrethet.

Gjithashtu në vazhdim të masave për vaksinimin e qytetarëve ISHP ka ndërmarrë edhe;

👉Takime me mjekët pediatër dhe ata të konsultorit të cilët kanë sugjeruar shtyrjen e moshës së vaksinimit dhe trajnime të tyre.

👉Evidentim dhe plotësim i skemës së vaksinimit me dy doza vaksinë ndaj fruthit për të gjithë fëmijët.

👉Takime dhe përfshirje të mjekëve të familjes në proçesin e vaksinimit.

👉Takime me përfaqësues të komunitetit Musliman, duke qenë se një pjesë e refuzimeve vijnë nga persona me besim fetar dhe organizim i vaksinimeve në këto komunitete.

👉Izolim në pavione të caktuara (në pediatri dhe sherbimin e semundjeve infektive ) dhe vetëizolim për rastet ambulatore.

👉Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetimit ajror.

👉Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime.

👉Vaksinim i personelit shëndetësor në spitale dhe qendra shëndetësore.

👉Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit.

👉Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve.

👉Vendosja e survejancës aktive në QSUT dhe në nivel kombëtar.

👉Takime dhe trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK DUROI DOT MËRZINË PAS VDEKJES SË VAJZËS/ 68 vjeçarja i jep fund jetës me fotoksinë (EMRI)
Previous article REKORDI I ÇMENDUR/ Hidhet PA PARASHUTË nga avioni, shikoni ku përfundon (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca Aktualitet

AKUZAT PËR PUNËSIMIN E NJË TË MITURI/ Reagon Gjergj Luca: Më mbrojnë puna, investimet dhe transparenca

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT