Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibej, ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka depozituar disa dokumente që sipas tij implikojnë Tahirin. Pas daljes nga Prokuroria Alibeaj ka dhënë deklarat për mediat.
Pikat kryesore te deklarates se deputetit Alibeaj pasi dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda kopjen origjinale te polices nderkombetare te sigurimit per Audin AA 003 GB, qe fakton se Tahiri dhe Habilaj jane bashkeperdorues te makines.
1. Polica nderkombetare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt ne bashkeperdorimin e Audit AA 003 GB.
2. Polica qe PD dorezoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda fakton se Audi perdorej ne te njejten kohe edhe nga trafikantet e droges edhe nga Ministri i Brendshem. Kjo do te thote se te dy ishin pergjegjes per makinen dhe perfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njeri tjetrin marredhenie besimi.
3. Polica eshte e periudhes prill 2015-prill 2016, qe perfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges.
4. Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit.
5. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges.
6. PD inkurajon Prokurorine e Krimeve te Renda te shqyrtoje dokumentin me perparesi dhe te sjelle ne Kuvend kerkesen per arrestimin e Saimor Tahirit, i kapur ne flagrance si bashkeperdorues i makines se droges me banden e Habiljave.



