• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ENIGMA/ Kush është ish-ministri i Financave me 2 milionë euro pasuri
Home
Shqipëri

ENIGMA/ Kush është ish-ministri i Financave me 2 milionë euro pasuri

13 November, 2017 Q.Autor Politikë, Shqipëri

Denoncimi i analistit Ilir Yzeiri në emisionin ‘Repolitix’  në Report Tv,  se një ish-minister financash disponon 2 milionë euro pasuri si edhe 5 apartamente,  nuk i’u referua askujt me emra, duke e lenë kështu të pazbuluar emrin e ish-ministrit në fjalë.

Kush mund të jetë ky ish-ministër?

Nëse i referohemi ngjarjeve te ndodhura disa vite më parë, ku në fokus kanë qenë politikanë që akuzoheshin për shtim të pasurisë në nivele kolosale, që njëkohësisht kanë qenë edhe ministër, bie në sy emrin i Ridvan Bodes, (pasi i ka qenë i vetmi i cili ka drejtuar per 3 mandate Ministrinë e Financave,  1996-1997, 2005-2013).

Pse pikërisht Ridvan Bode?

Në vitin 2015 Prokuroria nisi një hetim ndaj ish-deputetit të Partisë Demokratike për fshehje të të ardhurave, në një vlerë prej 500.000 eurosh.

“Subjekti Ridvan Bode dhe pse u njoftua disa herë nga ILDKPI gjatë procesit të hetimit administrativ, refuzoi të paraqitet për të dhënë shpjegime, lidhur me burimin e krijimit të pasurive të tij, familjarëve dhe të personave të lidhur me të, si dhe të paraqiste dokumentacionin justifikues-ligjor për to.” , shprehej ILDKP.

Në deklaratën e ish-ministrit nuk justifikohej burimi i një shumë prej 720.574 lekë, në llogarinë e Bankës “Intesa Sanpaolo”, që gjatë vitit 2013 është shtuar me 160.269 lekë.

Po ashtu, në deklaratën e Bodes bie në sy fakti se nuk ka dokumentacion për shlyerjen e kredisë për banesën e blerë me kredi nga Enti i Banesave, e shlyer plotësisht me këstin e fundit prej 1.520.415 lekë. Edhe për këtë veprim, sipas ILDKP mungojnë shkresat përkatëse.

Ndërkohë që, në pasurinë e deputetit të PD-së, bie në sy shtesa e rreth 27 milionë lekë, (rreth 270 mijë USD me kursin 1 usd/100 lekë) që ka pësuar banesa e tij për shkak të rivlerësimit. Banesa me vlerë tregu prej 3.6 milionë lekë është shtuar nga rivlerësimi me 27.357.000 lekë.

Bode kishte deklaruar se të ardhurat nga paga dhe shpërblimet si ministër për një vit ka fituar 1.4 milionë lekë, ndërkohë që nga paga si deputet 677.561 lekë. Po ashtu, ish-ministri ka përfituar 18 mijë euro nga qiraja e një shtëpie. Për këtë deputeti ka dorëzuar edhe kontratën, por nga sasia e parave duket qartë që nuk bëhet fjalë për një shtëpi “modeste”. Ndërkohë që ka fituar interesa nga bonot e thesarit në Bankën e Shqipërisë 71.000 lekë.

Pas depozitimit të kallëzimit penal, Inspektori i Përgjithshëm i kërkoi Kuvendit të Republikës së Shqipërisë marrjen e masave të menjëhershme që raste të tilla, deputetësh që guxojnë të shpërfillin kërkesat e institucioneve ligj-zbatuese në Shqipëri, të mos përsëriten më në të ardhmen.”, ishte ky deklarimi që bëri ILDKPI-ja asokohe.

Por çuditërisht asgjë nuk u vërtetua!

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Del ekspertiza mjekoligjore/ Migena Kellezi u vra me dy goditje thike
Previous article Youtube censuron 50 mijë video me përmbajtje radikale nga predikuesi islamik

Q.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT