Vetëdorëzimi I Klement Balilit, “Eskobarit të Ballkanit” është padyshim ngjarja e muajit janar.
Në kërkim prej dy vitesh, sot Balili ka vendosur me kushtin e tij që të mos arrestohej por të vetëdorëzohej edhe pse pas bisedimeve me policinë.
Gazetari investigative, Artan Hoxha pritet të publikojë sot intervistën që ka bëtë me Balilin para arrestimit. Ndonëse e gjithë intervista pritet me mister të madh, ajo që ka bërë përshtypje është fjalia e gazetarit kur tha se Balili është takuar me një kryeministër gjatë kohës kur ka qënë në liri.
Kujtojmë se Balili njihet për lidhjet e ngushta me LSI-në dhe ndonëse Berisha ishte I pari që dha lajmin sot, dyshimet janë edhe për të.
Se me kë është takuar “Eskobari I Ballkanit” pritet ende të zbulohet, por e sigurt është që do të jetë surprizë për shumëkënd.
Përgatiti: AlpeNews.al



