Fatjona Mejdini është gazetarja investigative e Balkan Insight për lajmet nga Shqipëria, Balkan Investigative Reporting Network (BIRN)
Fatjona ndodhet ne kongresin e 10 boteror te gazetarisë investigative bashkë me dy gazetarët e tjerë investigativ shqiptarë Artan Hoxha dhe Lindita Çela.
Kongresi i gazetarisë investigative po zhvillohet në Johannesburg, në Afrikën e Jugut dhe do të zgjasë për 12 ditë.
E ndërsa ndodhet aty gazetarja ka publikuar disa foto të ndryshme gjatë një udhëtimi në zonën Mbombela, South Africa mes pyllit dhe kafshëve të egra. Gjithashtu investiguesja ka publikuar foto edhe nga Sweto duke i shoqëruar ato me shkrimin: “Soweto është zemra e Joburg. Vendbanimi i formuar në fund të shekullit të 19 – kur minierat e arta u zbuluan në periferi të qytetit – u bë edhe shtëpia e Nelson Mandelës. Kam kënaqsinë duke vizituar shtëpinë e tij dhe duke bredh nëpër rrugët e tij.”
Ps. Soweto është gjithashtu vendi ku Trevor Noah u rrit. (Noah është një komedian i televizioneve dhe radiove afrikane. Ai është bërë më i njohur në “The Daily Show” në Komedinë Qëndrore që nga shtatori i 2015-ës.)
Duket se gazetarët po kënaqen shumë dhe do të kenë një eksperiencë interesante gjatë këtyre ditëve në Afrikën e Jugut.
Përfatiti:/AlpeNews.al/






