Gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Studio e Hapur” në “News 24”, Eni Vasili si një nga gazetaret që kryeministri i vendit s’ja ka kursyer fyerjet publike, e cilëson atë si personazhin politik më të vështirë për tu intervistuar.
“Ai me median ka një marrëdhënie të vështirë.
Në 13 vite të emisionit tim “Studio e Hapur” ai është më i vështiri për tu intervistuar.
Jo se është e vështirë t’i bësh pyetjet e duhura, por reagimi i tij është problematik me pyetjet e duhura”, thotë ajo, ndërsa pranon që ka edhe raste kur gazetarët nuk bëjmë pyetje të drejta.
Eni Vasili tregoi edhe peripecitë për të përgatitur një intervistë me të.
“Kur Rama pranon të vijë për një intervistë, ta kthen përgjigjen 3 ditë para.
Ato tre ditë dijeni që s’ka gjumë… do e pyesësh nga A në ZH dhe duhet të informohesh për çdo gjë”, thotë ajo.


