• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Eni Vasili degjeneron Fevziun, Rakipin, Zhejin e Ballen: Gjobaxhinj, shantazhues, burro-politiko-bizneso-gazetarë!
Home
Aktualitet
Media

Eni Vasili degjeneron Fevziun, Rakipin, Zhejin e Ballen: Gjobaxhinj, shantazhues, burro-politiko-bizneso-gazetarë!

1 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Media

Drejtuesja emisionit “Studio e Hapur”, Eni Vasili, ka sulmuar ashpër kolegët e saj që drejtojnë emisione politike në televizione të tjera rivale në të njëjtin orar. Nëpërmjet një shkrimi të botuar në faqen e saj online, “Hapur”, Vasili pasi njofton se emisioni i saj do të spostohet nga dita e Mërkurë në të Enjten, ka lëshuar akuza të forta për Ylli Rakipin, Blendi Fevziun, Sokol Ballën dhe Artur Zhejin, që kanë emisione të ngjashme në televizione të tjera, Top Chanel, Klan, Ora News e Vizion+.

Vasili thotë se emisioni i saj është ai “i një gruaje plot sakrifica në gazetari, plot dinjitet dhe integritet”, kurse të tjerët që e konkurrojnë janë, “burro-politiko-personalo-bizneso gazetareske”.

Madje Eni Vasili shkon edhe më tej, duke i quajtur kolegët, gjobaxhinj dhe shantazhues që pasi kalojnë fundjavat dhe pushimet me politikanë e bankierë, u rikthehen të enjteve për ti marrë në intervista qokash..

“E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona”, shkruan Eni Vasili për veten dhe kolegët e saj, që drejtojnë emisione politike në televizione të tjera rivale.

Shkrimi i plotë i gazetares:

Pse e enjtja ime është ndryshe

Nga Eni Vasili

Sonte në mbrëmje, “Studio e hapur” fillon transmetimet edhe ditën e enjte, duke e lënë të mërkurën si një hapësirë pushimi për tre transmetimet maratonë të javës nga e hëna në të enjte.

Pas 13 vitesh “on air”, kjo logo nuk mund të mos i përgjigjej interesit për zgjerimin e hapësirës së transmetimit, interes i diktuar nga tregu dhe televizioni “News 24” ku “Studio e hapur” prodhohet .

Kjo logo, e stacionuar që nga krijimi, të martave, hyn tashmë në garën e së enjtës që në fakt është një garë e induktuar nga emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut i cili daton më herët se të gjithë në tregun e programeve me tematikë politike. Asokohe, ende studente, unë drejtoja lajmet qendrore në RTSH dhe më pas, për një periudhë të shkurtër edhe në Tv Klan. Mbaj mend që në përfundim të një emisioni tematik që drejtoja ne TV Klan, “Kosova deri kur”, dedikuar luftës në Kosovë, monitorët e shumtë që përbënin skenografine time, u adoptuan për një skenografi të përkohshme për emisionin “Opinion”, që në atë kohë u spostua nga RTSH në Klan.

Rrugëtimi im në gazetari vijoi duke patur si kulminacion prodhimin e logos në fjalë, në vitin 2005, “Studio e hapur“ për të mbërritur këtë të enjtë e për tu takuar sërish me Fevziun, tashmë secili me skenografinë e tij dhe rrugëtimin personal gazetaresk dhe njerëzor.

Por në fakt e kujt është e enjtja ?

E Fevziut, Ballës, Zhejit apo e Rakipit? E politikës apo e televizioneve? E pronarëve apo e gazetarëve?

Unë mund të përgjigjem për të enjten time. Ajo është e publikut. Ndaj nuk ka çmim, ndaj nuk ka rivalë.

E enjtja ime ashtu si e hëna dhe e marta, janë platforma të sinqerta që prej më shumë se një dekade drejtohen ekskluzivisht nga interesi publik, larg çdo kompromisi me politikën, larg çdo pazari në paradhoma kryeministrash apo ministrash, larg çdo konjukture që i bën emisionet, misione interesash personale.

E imja do të jetë një e enjtë pa qoka pushtetesh dhe as bonuse partish, ku nuk mban erë loje politike dhe as afere përqindjesh, gjobash, tenderash, vendesh pune në dogana apo Ambasada.

E enjtja ime ashtu si e hëna apo dhe e marta “historike”, janë mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona.

“Studio e hapur”, të enjten, mëton të jetë thjesht një emision i publikut. Pa shumë salltanete brendesh dhe rrobash alta moda, kërkojmë të jemi në lartësinë e duhur për të përmbushur pritshmëritë e publikut, për të vërtetën objektive pa filtra të çdo lloji.

Sonte në mbrëmje, e enjtja e parë e “Studios se hapur” i takon opozitës. Lulzim Basha do të jetë përballë Fatos Lubonjës dhe Robert Rakipllarit. Ju pres të gjithëve!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIPAT E BLLOKUT/ Olti Curri "shpërthen": Po tall k***n ti tani? Përderisa ju ndjek... (FOTO)
Previous article Conte drejt largimit, Barcelona mund ta sjellë Enriquen në stolin e Chelseas

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT