• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ËNDRRA PËR T’U BËRË POLICE/ Historia e 21-vjeçares së lindur në Greqi që ndoqi pasionin e fëmijërisë dhe u kthye në Shqipëri
Home
Sociale

ËNDRRA PËR T’U BËRË POLICE/ Historia e 21-vjeçares së lindur në Greqi që ndoqi pasionin e fëmijërisë dhe u kthye në Shqipëri

20 July, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Kjo është Alma Rexhepi, 21-vjeç.

Ndryshe nga bashkëmoshataret e saj që në këto ditë të nxehta vere zgjedhin si do të vishen dhe ku do të shkojnë, Alma po jeton ëndrrën e saj, të shërbejë në uniformat blu. Prej më shumë se një viti ajo është pjesë e patrullës së përgjithshme të komisariatit nr 1 në Tiranë.

“Që e vogël shikoja policë dhe doja të bëhesha si ata.  Jam ndikuar dhe nga gjyshio që ka qenë oficere”.

U lind dhe u rrit në Greqi ku studio dhe ushtroi sporte marciale dhe arriti të merrte edhe rripin e zi por ëndrra për të veshur uniformën blu nuk iu zbeh. Pavarësisht se prindërit të cilët janë rezidentë në Greqi e kishin fëmijë të vetëm nuk mundën dot ta pengonin të ndiqte pasionin e saj.

“Ëndrra më solli në Shqipëri.  Mami dhe babi janë në Greqi unë erdha në tiranë ndoqa akademinë dhe tani jam police. Jam shumë e lumtur që realizova ëndrrën dhe kam ambicie edhe për më tej. Kur të hapet akademia për oficere do të konkurroj”. 

Por, të punosh në polici nuk është e thjeshtë sidomos kur je e re dhe për më tepër vajzë pasi përballesh me shumë situate të vështira, por Alma ka ditur ti kalojë më së miri.

“Kur vendosim gjoba ndodh që na shajnë na ofendojnë por unë vazhdoj punën se po zbatoj ligjin. Ndodh të kemi përballë persona të dehur apo të sëmurë që duhet të dish sit ë sillesh. Ose kur ka konflikte duhet të ndash palët”. 

Policia është një ambient që dominohet nga burrat, por Alma është ndierë mëse e respektuar nga kolegët.

“Kolegët si të rinjtë ashtu edhe të vjetrit më kanë respektuar shumë. Më kanë mësuar sit ë veproj në momentet e para kur kam nisur punë”. 

Për Almën ky është vetëm fillimi, është e ndërgjegjshme që nuk ka për të qenë e lehtë por është e sigurt se pasioni që ka për këtë profesion do ti mjaftojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJYQI PËR AFERËN "PARTIZANI"/ Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën dhe Malltezin
Previous article GAZA/ Po prisnin ushqim, 85 të vrarë nga sulmet izraelite! Papa Leone: T’i jepet fund barbarisë së luftës

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Mijëra protestues nisin marshimit në rrugët e Tiranës

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Gazeta italiane: Po shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve Aktualitet

DITA E 15 E PROTESTËS/ Pankartat ironike të qytetarëve: Rama n’burg, Belinda n’burg! Vdekje tradhtarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT