• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ËNDRRA” MË E KEQE E JETËS/ Viktor Martini rrëfen amanetin e kryepeshkopit: Të ngarkoj…
Home
Dossier

“ËNDRRA” MË E KEQE E JETËS/ Viktor Martini rrëfen amanetin e kryepeshkopit: Të ngarkoj…

10 May, 2019 k.autor Dossier

Amaneti që i la Visarjon Xhuvani Viktor Martinit, në oborrin e burgut të Burrelit. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, një ndër të burgosurit politik si intelektual i shquar i kohës, po e ngarkonte të riun 18-vjeçar, me misionin për të rrëfyer krimet e komunizmit, brenda birucave të Burrelit

Viktor Martini ishte i mitur kur u arrestua nga diktatura komuniste, me akuzën për tentativë arratisje. Ishte i katërti prej vëllezërve të familjes Martini, të gjithë në burg. Ishte viti 1956 kur u arrestua Viktori, dhe ishte vetëm 16 vjeç. Ishte më i vogli në djemtë e familjes Martini, dhe i erdhi radha të fundit për burgosje, me akuzën për tentativë arratisje. Ndërkohë, i ati kishte vdekur në burgun e Burrelit. Viktor Martini u arrestua në Shkodër, ku dhe kaloi disa kohë si i burgosur, më pas, u transferua në burgun e Rinasit, dhe në moshën 18-vjeçare, u transferua në burgun e Burrelit, atje ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë, që regjimi komunist i kishte shpallur armiq të popullit. Natyrisht që burgu është një ndër “ëndrrat” më të këqija të jetës së tij, por atje ka diçka pozitive për të kujtuar, dhe e thotë me shumë krenari, dijet e mirësinë që mori nga ata intelektualë shqiptarë që u dënuan padrejtësisht nga regjimi komunist. “Nëpërmjet nji akuze false, më arrestuen për tentativë arratisjeje, dhe më dënuen me 7 vjet burg. Por kjo fatkeqësi më krijoi mundësinë të bashkohem me atë pjesë krenare të kombit, prej të cilëve mora mësimet e para intelektuale e morale. Njeni nga këta mësues asht Fisniku i pashoq, intelektuali e i papërkuluni Ali Mena. Kanë kalu 60 vite, por falenderoj Zotin që më ka ruejtun memorien të freskët. Jo vetëm për mos me i harru këta heronj, por dhe për t’ia ba të njohun pjesës ma të randësishme, rinisë shqiptare, të cilët nuk kanë pasë rastin të ndigjojnë historitë e antikomunistëve”, rrëfen Viktor Martini, në intervistën e dhënë për Dritan Kolgjinin, pak kohë më parë.

Një ndër detajet më interesante të jetës së Viktor Martinit në burg, është amaneti që i ka lënë Visarjon Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, në oborrin e burgut të Burrelit.

“Unë ndihem tepër i kënaqun që po kryej nji amanet që me la Visarjon Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, kur në oborrin e burgut të Burrelit me tha: “Në emën të Zotit, të ngarkoj të jesh dëshmitar i vuejtjeve të tona, kur nji ditë ne s’kemi për të qenë.” Isha 18 vjeçar e unë do vazhdoj të jem dëshmitari i vuejtjeve të njerëzve të ndershëm, që sakrifikuen për lirinë e dinjitetin e popullit shqiptar”, rrëfen Viktor Martini, në intervistën dhënë Dritan Kolgjinit, botuar në gazetën Dielli, në mars të vitit 2015.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE NUK LARGOHET/ Reali planifikon të bëjë turpërimin e madh ndaj Gareth Bales
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Duhen 1 milion vota…

k.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT