• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ëndrra e RRALLË e 21 vjeçares nga Tirana: Dua të bëhem badigarde! (FOTO)
Home
Jetë

Ëndrra e RRALLË e 21 vjeçares nga Tirana: Dua të bëhem badigarde! (FOTO)

8 January, 2018 F.autor Jetë

Një vajzë në Tiranë stërvitet rregullisht në sportet e rënda me qëllim që të plotësojë kushtet për të qenë një truprojë e mirë.
Ajo mendon se profesioni i bodigardit nuk duhet të jetë ekskluzivitet i meshkujve, pasi edhe femrat janë të afta për të garantuar mbrojtjen fizike.

Nëse mendojmë për bodigardë, shumë prej nesh përfytyrojnë burra trupmëdhenj, muskulozë dhe të stërvitur, të aftë për të mbrojtur zyrtarin apo personin për të cilin punojnë. Por kjo vajzë dëshiron ta thyejë këtë stereotip gjinor. Desara Duka, ka rreth 5 vite që ushtron sportin e taekwondo, me dëshirën për t’u bërë një truprojë.

21-vjeçarja tregon për Klan Plus se shpreson që një ditë të mund të realizojë ëndrrën e saj.

“Jam stërvitur fort për këto 5 vite, që pse jo të bëhëm një bodigarde, sic e kam ëndërr. Do ishte një vëmendje e madhe për një femër që të ishte bodigarde këtu në Shqipëri, dhe do ishte vërtetë mirë që edhe ne t’i bashkangjitemi pjesës së Evropës”.

Ajo tregon dhe përparësitë që ka në punë një badigarde femër.

“Avantazhi për mua nësë unë do isha një bodigarde femër do të ishte se armiku nuk do të dyshonte tek unë, sepse të gjithë bodigardët në Shqipëri janë meshkuj. Pra një femër s’do të dyshohej nësë do ishte bodigarde. Gjithashtu është më e lehtë të krijohet besimi mes 2 femrave”.

Ajo thekson se nuk e ka problem të përballet me një mashkull dhe mund t’ia dalë të jetë fituese.

“Gjatë këtyre 5 viteve, shumë shpesh, në mos gjithmonë jam stërvitur me meshkuj, kam baraspeshuar forcën e tyre, edhe të tregoj se jo vetëm një mashkull mund t’ia dalë, por gjithashtu edhe një femër”.

Desara ka dhe një këshillë, që dëshiron t’jua përcjellë të gjitha vajzave dhe grave në Shqipëri, të cilat kanë të njëjtën ëndërr si ajo.

“Do t’ju thoja që të stërvitesh fort, të stërvitesh sa më shumë për të arritur ëndrrën tënde, nëse edhe ato kanë ëndërr të bëhen bodigarde. Do të ishte shumë mirë që ato të merreshin me sport, sic janë sportet e vetëmbrojtjes”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Fire and Fury", Kissinger: Përçarja në Shtëpinë e Bardhë, LUFTË mes hebrenjve dhe johebrenjve
Previous article Gruaja shqiptare që ngeli shtatzënë, pa e humbur virgjërinë

F.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT