• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENDE 9 VATRA AKTIVE NË VEND/ Ndërhyrja vijon nga toka dhe ajri. Ka…
Home
Aktualitet
Kronikë

ENDE 9 VATRA AKTIVE NË VEND/ Ndërhyrja vijon nga toka dhe ajri. Ka…

11 August, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Pas 2 javësh në betejë me zjarret në të gjithë territorin e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se kjo e mërkurë paraqitet më e qetë.

Aktualisht janë 9 vatra aktive, ndërsa në të gjithë vendin janë shuar 175 zjarre. Ndërhyrja po vijon në Dukat të Ri, në fshatin Thirrë të Mirditës, ndërsa nën kontroll po mbahen vatrat në fshatin Munellë dhe Domgjon.

Po ashtu ndërhyrja vijon nga toka dhe nga ajri për të izoluar vatrat e zjarrit në “Majën e Rrunës” në Kukës, ndërsa nuk ka më rrezik për tunelin e Kalimashit. Nën monitorim janë disa vatra zjarri në vendin e quajtur Dragodi, në Luginën e Valbonës në Tropojë, ku dyshohet për zjarr-vënie të qëllimshme.

Janë izoluar vatrat në drejtim të fshatit Patalej në Lezhë, ndërsa vijon puna për normalizimin e vatrës së riaktivizuar në zonën e Mbrojtur te Guri i Nikës në Pogradec, ku nuk paraqitet rrezik për banesa. Po ashtu janë drejt shuarjes përfundimtare vatrat e zjarrit në Malin e Tomorrit dhe në fshatin Therepel në Skrapar.

Ndërkohë Tatjana Haxhiaj është viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri. Ajo humbi jetën këtë të mërkurë, 8 ditë pas bashkëshortit nga zjarret në Lunxhëri. ata ishin në shtëpinë e tyre në fshatin Asim Zeneli kur flakët u afruan me shpejtësi nga zonat ku zjarret digjeshin prej disa ditësh.

Andrea humbi jetën në vend teksa së bashku me bashkëshorten, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpinë e tyre. Ajo u dërgua me plagë të rënda në spital por nuk i mbijetoi dot djegies.

Tri fshatra në Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone u pushtuan atë ditë nga flakët, ndërsa forcat e ushtrisë dhe banorët luftuan për orë të tëra më flakët.

Në mbrëmje banorët u detyruan të largohen pasi flakët  u bënë të papërballueshme. pas kësaj tragjedie ministria  dha urdhra të menjëhershëm evakuimi për të gjitha fshatrat e kërcënuar nga zjarret sic ndodhi me Gjormin në Vlorë pak ditë më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT PËR NGACMIM SEKSUAL/ Pro dhe kundër, reagime pas dorëheqjes së Guvernatorit të New York-ut
Previous article ZYRTARIZOHET TEK DARMSHTAD/ Mesfushori Gjasula: E kam parë këtë klub gjithmonë si një...

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT