Policia greke ka vënë në pranga një 33-vjecar shqiptar të shpallur në kërkim, pas denoncimit nga ish-bashkëshortja e tij greke për dhunë. E reja 26-vjeçare ka denoncuar në Komisariatin e Agia Varvaras në Athinë në 13 qershor se pas mesnate ish-bashkëshorti i saj pasi kishte thyer portën e banesës së saj duke e goditur me shkelma, kishte hyrë brenda dhe me një litar kishte tentuar ta mbyste.
E reja greke kishte arritur të largonte litarin nga qafa dhe kishte thirrur për ndihmë. Nga dhoma ngjitur kanë dalë prindërit e saj bashkë me nipin e saj të mitur.
33-vjecari Zhuljan Prenci është pikasur dy ditë më parë nga skuadra “DIAS” në kryqëzimin e rrugëve “Stratigou Kalari” dhe “Liosion” në Patisia të Athinës dhe është arrestuar. Ndaj tij rëndojnë akuzat “tentativë vrasje” dhe “dhunë në familje”.