• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Subjekti i OFL-së dhe i dënuar me 20 vite burg! Kush është i akuzuari për trafik droge, që iu sekuestruan…
Home
Breaking News

EMRI/ Subjekti i OFL-së dhe i dënuar me 20 vite burg! Kush është i akuzuari për trafik droge, që iu sekuestruan…

13 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Vlorës ka vënë nën sekuestro pasuritë e një të dënuari për trafik droge dhe gjobvënie në Itali.

Me anë të një njoftimi, bëhet me dije se janë sekuestruar disa apartamente në pronësi të shtetasit Viktor Shoraj, i cili dy vite më parë ishte edhe subjekt i OFL-së për deklarimin e pasurive.

Hetimet për rastin kanë nisur në vitin 2019 dhe pas tre vitesh, Gjykata e Vlorës ka vendosur që të sekuestrojë pasuritë të regjistruara në emër të Shorajt dhe familjarëve të tij.

“Nga hetimet e kryera deri më tani është kërkuar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vendosja e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi disa pasuri të paluajtshme, regjistruar në emër të shtetasit V. Sh., dhe familjarëve të tij, për shkak se deri në këtë fazë ka dyshime të arsyeshme të bazuar në prova se këto pasuri janë produkt i veprave penale të kryera në shtetin italian nga ana e shtetasit të mësipërm.

Sipas aktit të ekspertimit kontabël të kryer gjatë hetimeve, rezulton se pasuritë e evidentuara, të blera dhe me pas të regjistruara në emër të shtetasit V.Sh., dhe familjarëve e tij, nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme të realizuara prej tyre”, sqaron Prokuroria.

Katër nga apartamentet e vendosura nën sekuestro janë të vendosura në një kompleks pallatesh në rrugën “Sul Bega”, në qytetin e Vlorës dhe të regjistruara në emër të një të afërmeje.

Sipas Prokurorisë, pasuritë e mësipërme janë blerë nga ana e shtetasit Viktor Shoraj, sipas kontratës së sipërmarrjes për çmimin total 300.000 Euro, shumë e cila rezulton se është likuiduar tërësisht jashtë zyrës noteriale.

Gjithashtu, me urdhër të Gjykatës është sekuestruar edhe një dyqan në Rrugën “Tefta Tashko Koço”, në Tiranë me vlerën e 100 mijë eurove. Gjithashtu një apartament tjetër në zonën e Orikumit rezulton të jetë blerë prej 22 mijë euro.

Edhe shuma për blerjen e këtyre ndërtesave është paguar duke anashkaluar zyrat noteriale ku bëhet normalisht regjistrimi i shitblerjes së pronave. Prokuroria e Vlorës tha gjithashtu se ka sekuestruar edhe një apartament në zonën e Orikumit me vlerën e 28 mijë eurove.

DËNIMI

Prokuroria e Vlorës sqaroi se shtetasi Viktor Shoraj rezulton të jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane rreth 20 vite më parë.

“Shtetasi V.Sh., është person i dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e autoriteteve italianë të drejtësisë, (Gjykata e Venecias; Gjykata e Ankonës; Gjykata e Apelit Romë; etj.), për veprat penale të ‘Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike’; ‘Shtrëngim për dhënie pasurie’; ‘Mbajtja pa leje e armëve’; ‘Transport dhe mbajtje e lëndëve narkotike në bashkëpunim’, vepra penale këto të parashikuara nga Kodi Penal Italian, të cilat shtetasi V. Sh., i ka kryer përgjatë viteve 2000-2007 në shtetin italian”, thuhet në njoftim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MOTI I KEQ/ Ja sa paraqitet situata e përmbytjeve në Lezhë
Previous article DOSSIER/ Dëshmia rrëqethëse nga Moska e ish-të internuarit në Mirditë: Më 8 korrik ’90 më arrestuan te liqeni...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve Aktualitet

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin Aktualitet

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT