• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Shpërndante kanabis nëpër lokalet e natës në Sarandë, arrestohet 18-vjeçari me thikë me vete
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Shpërndante kanabis nëpër lokalet e natës në Sarandë, arrestohet 18-vjeçari me thikë me vete

15 July, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

18-vjeçari Nuredin Hoxha nga Saranda ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur teksa shpërndante lëndë narkotike kanabis me motomjet, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Sakaq, të riut i është gjetur edhe një thikë dhe kanabis të ndarë në doza të gatshme për shitje. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Motoristi”.

Shpërndante lëndë narkotike në lokale nate, në vijën bregdetare, me një motomjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, si dhe mbante armë të ftohtë me vete, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike cannabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe arma e ftohtë (thikë).

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj tentativave për të shpërndarë lëndë narkotike, në lokale nate, në vijën bregdetare në Sarandë dhe në Ksamil, si dhe bazuar në inteligjencën policore se një i ri shpërndante lëndë narkotike, duke përdorur një motomjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Motoristi”

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Kanali i Çukës”, një motomjet që drejtohej nga një 18-vjeçar, i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj drejtuesit të këtij motomjeti, shtetasit, 18 vjeç,  banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, në çantën e supit shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë të doza të gatshme për shitje dhe një armë të ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit, si dhe sekuestrimin e lëndës narkotike, thikës dhe motomjetit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MBIJETOI TRAGJEDISË DUKE U HEDHUR NË OQEAN/ Rrëfimi i pilotit që pa shpërthimin e një vullkani në Zelandën e Re në vitin 2019
Previous article ZYRTARE/ Ministria e Drejtësisë: Zemra e Saimir Sulës është kthyer në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen Aktualitet

DITA E 36-të E PROTESTËS/ Shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jepe dorëheqjen

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit Aktualitet

ZJARRI NË DRIZË/ Përshkallëzohet situata, flakët shkaktojnë dëme në stacionin kryesor të furnizimit me ujë të Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT