• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Organizonte transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Organizonte transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

8 July, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një shtetas i identifikuar si Defrim Matmuja është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se organizonte transport të emigrantëve të paligjshëm.
Bëhet me dije se shtetasi u kap në aksin rrugor “Milot-Morinë” duke transportuar me automjet, 6 shtetas egjiptianë.
Blutë kanë sekuestruar mjetin dhe 1 celular në cilësinë e provës materiale.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shettasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe me Seksionin e Sigurisë së Autostradës “Milot-Morinë”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Piloti”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Milot-Morinë”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin D. M., i cili po transportonte me automjet, 6 shtetas egjiptianë, me qëllim për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas organizonte dhe zhvillonte veprimtarinë e dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në fshatin Breglumë, Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë.

Vijon puna për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Szczesny rinovon me Barcelonën deri në vitin 2027
Previous article LIRIMI NGA QELIA I SALIANJIT/ Reagon Berisha: Vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT