Pogradec/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


