Ndryshime në policinë e Shkodrës. BalkanWeb mëson se largohet nga drejtimi i Policisë së kryeqendrës së vendit, Ervin Hodo, ndërsa do të pasohet nga Edmond Sula.
Mësohet se Hodo është transferuar në Tiranë si drejtor i Krimeve të Rënda në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ndërkohë Sulaj pritet që ditën e nesërme të prezantohet për efektivet e Shkodrës.


