• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Mbajti peng një familje dhe nën kërcënimin e armës iu vodhi një shumë parash, arrestohet autori në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Mbajti peng një familje dhe nën kërcënimin e armës iu vodhi një shumë parash, arrestohet autori në Vlorë

17 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Brataj”, ndërsa në pranga ka rënë një 38-vjeçar akuzohet se ka mbajtur peng një familje dhe nën kërcënimin e armës iu ka marrë atyre një shumë lekësh.

Ngjarja ndodhi në Brataj të Selenicës në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Vitrin Çobaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, Selenicë.

Mbajti peng për disa orë, nën kërcënimin e një arme, anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi me dhunë një shumë parash, vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brataj, në një banesë, ishte vjedhur me dhunë një shumë parash dhe ishte kanosur familja që jetonte aty, menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit.

Në vijim të veprimeve intensive hetimore, bazuar dhe në provat e grumbulluara dhe informacionet e marra në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacionin policor i koduar “Brataj”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit V. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Vajzë, Vlorë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 16.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Koria e Rigonit”, në fshatin Brataj, ka hyrë me dhunë në banesën e shtetases Y. F., 41 vjeçe, e cila jetonte së bashku me bashkëshortin e saj, shtetasin F. F., 47 vjeç (invalid) dhe 6 fëmijë të mitur. Nën kërcënimin e një arme dyshohet se 38-vjeçari ka mbajtur peng për rreth 4 orë familjarët e kësaj familjeje duke lidhur me litarë dy bashkëshortët dhe duke izoluar në një dhomë fëmijët e mitur. Gjatë kohës që ky shtetas ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen Y. F. dhe tre vajzat e saj të mitura, si dhe u ka vjedhur me dhunë shumën prej 36.900 lekësh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTOHEN RASTET ME COVID TEK FËMIJËT/ Specialistët: Kemi ndeshur raste edhe tek të vegjlit 5 muajsh
Previous article TË TJERA DETAJE/ Dyshime se në portin e Durrësit hyri kokainë, ja sa arka mungonin në kontejnerin me banane

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda Aktualitet

DETAJET E TRISHTA NGA NGJARJA TRAGJIKE TE LIQENI I THATË/ La makinën e ndezur dhe u hodh në ujë, ja çfarë u gjend brenda

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia Aktualitet

I DËNUAR PËR VRASJEN E FLORIAN LAMÇES/ Lirohet dhëndri i Qazim Sejdinit, përfitoi nga amnistia

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 7-vjeçarja e plagosur në aksidentin e rëndë në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT