Policia e Lezhes ka sekuestruar nje sasi prej 41 kg kanabis dhe ka vene ne pranga transportuesin e lendes narkotike.
Sipas policise ne pranga u vu shtetasi Brikel Shërniku, 37 vjeç, banues në Lezhë. Ai po transportonte ne makinen e tij tip Benz sasine e kanabisit dhe u kap në rrugën dytësore që të çon në fshatin Kallmet Lezhë.
Njoftimi i policise
Gjatë një operacioni, Policia e Lezhës, ka goditur një rast të trafikut të lëndëve narkotike, ku ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 41 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe arrestimin e poseduesit të lëndës narkotike.
Lënda narkotike u kap gjatë transportimit me një mjet tip Benz që drejtohej nga shtetasi Brikel Shërniku, 37 vjeç, banues në Lezhë, në rrugën dytësore që të çon në fshatin Kallmet Lezhë.
Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.


