• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Kush është “mbreti” shqiptar i kokainës që drejton bandën nga burgu në Ekuador, ndaj tij ka dy urdhër ekstradimi
Home
Breaking News

EMRI/ Kush është “mbreti” shqiptar i kokainës që drejton bandën nga burgu në Ekuador, ndaj tij ka dy urdhër ekstradimi

8 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dritan Rexhepi, “mbreti shqiptar i kokainës” ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, të cilat shkruajnë se ai drejton bandën nga burgu në Ekuador.

Një raport i fundit i publikuar nga media britanike The Economist siguron se Rexhepi “është modeli i suksesshëm i emisarit kriminal ballkanik të kokainës në Amerikën Latine”, pasi ai është udhëheqës i një strukture të sofistikuar për trafikun e drogës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Rexhepi po vuan dënimin me 13 vite burg për trafik droge. Ai u dënua më 10 prill 2015, megjithëse autoritetet e arrestuan në vitin 2014 në një operacion të quajtur Balcanes.

Rexhepi u arrestua në Quito, në Ekuador në atë operacion që rezultoi në sekuestrimin e 278 kilogramëve kokainë.

Shqiptari hyri në Ekuador me dy identitete të rreme dhe ndryshoi imazhin e tij, ndaj autoriteteve të vendit iu desh ta identifikonin me gjurmë gishtash.

Aktualisht ndaj Rexhepit ka dy kërkesa për ekstradim, njëra nga Shqipëria dhe tjetra nga Italia , por njëra prej tyre do të hyjë në fuqi me përfundimin e dënimit në Ekuador.

Shqiptari është në kërkim edhe në Belgjikë dhe së fundmi është akuzuar se ka urdhëruar dhe organizuar, nga qelia, rrëmbimin e një 49-vjeçari në Shqipëri në shkurt të vitit 2020. Viktima nuk u gjet kurrë dhe supozohet se ka vdekur.

Autoritetet italiane akuzojnë gjithashtu Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje të tjera gjatë qëndrimit në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Shqiptari ka mohuar përfshirjen e tij në këto krime.

Kapoja shqiptar ishte i burgosur në një burg në Guayaquil, por që nga viti 2017 ai ndodhet në burgun Latacunga ku ndodhi një nga masakrat më të fundit që përfundoi me vrasjen e 16 personave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË MË VRASË"/ Momentet e tmerrit! Si shpëtoi 20-vjeçarja nga duart e shqiptarit që tentoi ta përdhunonte
Previous article DETAJE NGA GRABITJA NË VOSKOPOJË/ Pronari: Ishin 4 persona, me maskë dhe armë! Thyen derën dhe…

s.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT