• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Kush është kuksiani që mori vëmendjen e “Daily Mail”. Nga grabitës bankash, administrator në… (FOTO)
Home
Sociale

EMRI/ Kush është kuksiani që mori vëmendjen e “Daily Mail”. Nga grabitës bankash, administrator në… (FOTO)

2 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mediat britanike i kanë kushtuar sërish vëmendje emigrantëve të jashtëligjshëm të cilët marrin rrugën me kamionë drejt Anglisë. Në një shkrim të publikuar në të mirënjohurën “Daily Mail”, tregohet historia e një 29 vjeçari shqiptar me emrin Fari Lleshi i cili nga grabitjet e dhunshme ka ndërtuar një jetë të re në Angli.

“Daily Mail” ka realizuar një intervistë me administratorin e një fanpage në facebook, të quajtur “Shqipet në Londër”.

Faqja numëron mbi 70 mijë fansa dhe sipas medias britanike administratohet nga një shqiptar i quajtur Fari Lleshi me origjinë nga Kukësi. Fariu u burgos në Itali në vitin 2011 për grabitjen e të paktën prej 20,000 frangave. Pasi vuajti dënimin ai udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe. Ai punoi si murator dhe tani drejton këtë faqe në facebook.

Media Daily Mail shkruan se faqja në menaxhim nga 29 vjeçari përfshin një seri fotografish që tregojnë të rinjtë shqiptarë që shfaqen në pjesën e pasme të furgonëve dhe kamionëve duke hyrë ilegalisht në Britani të Madhe.

Ai gjithashtu ofron ID të rreme dhe tregon si të lidheni me një kontrabandistë të qenieve njerëzore për të mbërritur në Angli. “Daily Mail” e përshkruan atë si një kriminel i dënuar i cili tashmë udhëzon shqiptarët e tjerë se si të mbërrijnë në Angli.

Shqiptari Fari Lleshi në një prononcim për median “Daily Mail” është shprehur se është penduar për gabimet e së kaluarës dhe po përpiqet të punojë shumë tashmë për ti shlyer ato.

“Kam qëndruar gjashtë vjet në burg në Trentë,” tha ai. “Kam grabitur bankën. Por tani e kam kryer dënimin. Unë dua t’i harroj këto gabime të së shkuarës, të cilat nuk më pëlqejnë dhe të vazhdoj jetën time të re”.

Lleshi fillimisht u largua nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas drejt Italisë për një jetë më të mirë.

“Daily Mail” thotë se Lleshi po përpiqet të bëhet edhe këngëtar, ndërsa ai pretendon se ka shkuar deri në fazën finale të “Voice of Italy”. Ai madje ka publikuar edhe disa këngë në youtube me emrin Baba Lleshi ose 2Gunz.

Ai aktualisht ndodhet në Britani me dokumenta të parregullta dhe thotë se bën një jetë me punë të ndershme.

Përgatiti AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Berlini: Metropoli i të pastrehëve
Previous article Gjysma e Tiranës sërish pa drita, OST: Tjetër sulm linjës 110 kv, ja prova

k.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT