• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër, iu sekuestruan dhe dy armë zjarri
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër, iu sekuestruan dhe dy armë zjarri

1 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon operacioni i koduar “Qarku” në qytetin e Shkodrës, ku pas kontrollit të policisë dhe forcave operacionale është vënë në pranga 35-vjeçari Altin Palushi.

Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Policia gjen dhe sekuestron edhe 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë).

Gjenden dhe sekuestrohen edhe fara kanabisi që do të kultivoheshin në ambientin e përshtatur me llamba.

Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, poseduesi i sendeve të kundërligjshme.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses fazën e 9-të të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.P., 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.

Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.

Megaoperacioni vijon.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDE MISTER VDEKJA E LEAR KURTIT/ Prokuroria kërkon dëshmi shtesë dhe pamjet e kamerave në spital, rrugë dhe komisariat
Previous article "I VETMI QË HUMBA ISHA UNË..."/ Ben Blushi kujton krijimin e LIBRA-s para 6 vjetësh: Do isha kthyer në pensionist luksi që…

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT