• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Emri”, kryeministri i Maqedonisë Zaev optimist: Çështja do të zgjidhet së shpejti
Home
Rajon

“Emri”, kryeministri i Maqedonisë Zaev optimist: Çështja do të zgjidhet së shpejti

5 May, 2018 Sadik.Autor Rajon

MAQEDONI– Ndonëse takimet e njëpasnjëshme të krye diplomateve për zgjidhjen e çështjes së emrit nuk japin rezultate konkrete, kryeministri Zoran Zaev vazhdon të jetë optimist. Ai thotë se është bërë progres në kreativitetin e gjetjes së zgjidhjes, se në tavolinë janë ide konkrete se si të tejkalohen dallimet andaj beson se së shpejti kjo çështje do të merr fund.

 

Edhe ashtu i marrim kritikat nga qytetarët, le t’i fitojmë edhe poenët pozitive me zgjidhjen e mundshme. Jam i bindur se për shkak të kreativitetit, përkushtimit të të dy palëve në procesin e negociatave, përfundimisht mund të frymojmë me një problem më pak, i cili gjithsesi është njëri nga më të mëdhenjtë e që do t’i hap dyert e NATOs dhe BE-së – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

 

Optimizmin e kryeministrit e ndajnë edhe një pjesë e qytetarëve të anketuar, të cilët janë poashtu të vetëdijshëm se me zgjidhjen e emrit do të zhbllokohet integrimi i vendit në BE dhe NATO.

“Presim që çështja të zgjidhet. Po a prisni që së shpejti Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së? Kështu siç po ec, do të duhet”.

“Pres dhe shpresoj përfundimisht më të zgjidhet ky problem, sepse kështu mbetemi të mbyllur 20 vite dhe nuk lëvizim as para as mbrapa. Vendnumërojmë. Përfundimisht duhet të ndërmerret diçka dhe të zgjidhet ky problem, të bëhet më mirë”.

“Po kemi shpresë, por çfarë do të bëhet nuk e dimë. A keni shpresë se do të bëhemi shpejtë pjesë e BE-së dhe NATO-s? Shpresojmë, shpresojmë”.
“Nuk di gjë unë. Po do të bëhet diçka”.

Disa qytetarë madje kërkojnë që pala maqedonase të lëshojë pe, por të tjerët nuk e pranojnë një gjë të tillë.

“Puna shkon mirë, por këtu ka ngecje. A mendoni se pala maqedonase duhet të bëjë lëshime? Po, duhet të lëshojë pe. Tani e ka mundësinë. Nëse tani nuk bëhet diçka, më vështirë që do të mund të bëhet diçka.”

“Mendoj se fundi ka ardhur edhe për NATO dhe për BE. Edhe Greqia duhet të lëshojë pe, gjithçka nga Maqedonia kërkon. Çfarë të jep Maqedonia më, shpirtin?!”

Një pjesë e qytetarëve megjithëse janë pesimistë për zgjidhjen e emrit, sërish shpresojnë se vendi do të bëhet pjesë e strukturave euro-atlantike.

“Jo, jo nuk pres. Pse mendoni ashtu? Grekët janë të tillë. Nuk iu konvenon. Maqedonas kanë jetuar atje, i kanë dëbuar dhe kanë frikë mos e kërkojnë pronën mbrapshtë. Me gjasë, kjo është arsyeja. Mundet, pres që ajo të ndodhë, por zgjidhje për emrin vështirë”.

Ndërkohë negociatat vazhdojnë edhe më tej, takimi i radhës mes dy kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov e Nikos Kocias me ndërmjetësin e OKB-së, Metju Nimic pritet të mbahet më 12 maj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Joshua: Nëse Haye fiton revanshin, jam gati të përballem me të
Previous article Nuk fliste prej vitesh me Edi Ramën, Arian Çani tregon për herë të parë arsyen: Po ne nuk...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT