Një 18-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi kishte fshehur armë dhe fishekë në banesë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Ermal Shkalla.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni policor i koduar “One”, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët. Fshihte në banesë, një armë zjarri pistoletë dhe fishekë, pranga 18-vjeçarit në Sarandë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak, si dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar operacionin policor të koduar “One”, për kapjen e një shtetasi që mbante armë zjarri në banesë.


