Policia e Shtetit ben me dije se ka arrestuar nje 45 vjecar qe ishte ne kerkim nderkombetar. Sipas policise ne pranga per qellim ekstradimi eshte vene shtetasi Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni.
Njoftimi:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi drejt Kroacisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Remzi Emruli, 45 vjeç, banues në Tetovë-Maqedoni.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Zagrebit-Kroaci, me vendim nr 5.K-1634/17-24, të datës 28.11.2017, ka nxjerrë urdhër arresti për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 190 paragrafi 2 i Kodit Penal Kroat.


