• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMRI I RI/ Maqedoni, të hënën Kuvendi shqyrton ndryshimet kushtetuese
Home
Rajon

EMRI I RI/ Maqedoni, të hënën Kuvendi shqyrton ndryshimet kushtetuese

27 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Pasi qeveria dorëzoi amanamentet për ndryshimet kushtetuese në kuvend, deputeti dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Aleksandar Kiracovski sqaroi, se nevojitet debat deri në tri ditë për një amendament në komision parlamentar dhe më vonë edhe në seancë plenare. E tërë procedura e miratimit për propozimin e amendamenteve do të marrë rreth dy muaj e gjysmë thotë Kiracovski.

“Shpresoj dhe jam i bindur se të gjithë deputetët në mënyrë integruese do të marrin pjesë në debatin për amendamentet e parashtruara, që janë evidente dhe të gjitha së bashku ta plotësojnë procesin që na çon drejt BE-së dhe NATO-s”, u shpreh Aleksandar Kiracovski.

Ndryshimet kushtetuese që pritet të miratohen për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit, kanë aktualizuar kërkesat e opozitës shqiptare për ndërhyrje edhe në disa nene të tjera të Kushtetutës me qëllim, siç thonë ata, të avancimit të pozitës shqiptare në shtet. Aleanca për Shqiptarët (ASH)kërkon që amendamentet të mbështeten edhe nga partitë tjera me qëllim që të arrihet një kushtetutë, e cila do të promovojë të drejtat dhe jo t’i sanksionojë ato. “Plani dhe strategjia jonë është që amendamentet të kalojnë dhe ndryshimet kushtetuese ta gjejnë shtetin më të drejtë. Kushtetua të promovojë të drejta dhe liri e jo të sanksionojë. Kjo është ideja e ASH-së sepse vetëm kështu ka kuptim anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE”, deklaron Ziadin Sela kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Lëvizja Besa e drejtuar nga Bilall Kasami ka hartuar katër amendamente, me të cilat kërkon që shqiptarët të jenë shtetformues, që gjuha shqipe të përcaktohet si gjuhë zyrtare dhe të hiqet emërtimi si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e popullatës në vend. Gjithashtu kërkohet ndryshimi i nenit 49 të Kushtetutës që të mos ketë diskriminim në mbrojtjen e entiteteve tjera që jetojnë jashtë vendit si dhe neni 75 me qëllim që të gjendet mënyra që kryetari i shtetit të mos mund t’i bllokojë ligjet që miratohen në Kuvend.

“Propozimet, që ne i japim për përdorimin e gjuhës shqipe është një çështje që të gjitha subjektet politike shqiptare e thonë vazhdimisht, çështjen e preambulës e propozojmë si version që ofron një koncept, i cili është më afër realitetit shoqëror që e kemi në Maqedoni”, thotë Fadil Zendeli deputet i Lëvizjes Besa.

Ademi: Kërkesat e opozitës jashtë kornizës së Marveshjes së Prespës

Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë, kërkesat e opozitës shqiptare i ka vlersuar si të motivuara për fitimin e pikëve politike. Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi deklaroi, se asnjë amendament nga 4 amendamentet e qeverisë nuk do të pranohet dhe se amendamente shtesë mund të propozohen vetëm për 4 amendamentet që kanë të bëjnë me ndryshimin e kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen e Prespës.

“Amendamente mund të dorëzohen ekskluzivisht vetëm për 4 draft-amendamentet e propozuara të qeverisë. Amendament tjetër, shërbimet e Kuvendit nuk e pranojnë, sepse iniciativa është e shpjeguar strikt”, thotë Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.

Tetë deputetët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së të përjashtuar nga partia, sepse votuan për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, ende po dakordojnë mënyrën e mëtejshme të veprimtarisë së tyre në kuvend. Deri të hënën do të duhet që të zyrtarizohet formimi edhe i një grupi parlamentar në kuvend, për të cilin ata kanë të drejtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kamza-Tirana: Pranë golit bardheblutë, portieri Avdyli bën shpëtimtarin (VIDEO)
Previous article KUQEZINJTË NË KAOS/ Berluskoni: Vuajtje të shoh MILANIN në këtë gjendje, por unë nuk...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit Rajon

SERBIA DO TA LËRË KOSOVËN PA UJË/ Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT