• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ I bëri atentat biznesmenit, ekstradohet nga Spanja 37-vjeçari shqiptar
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ I bëri atentat biznesmenit, ekstradohet nga Spanja 37-vjeçari shqiptar

13 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 37-vjeçar shqiptar është ekstraduar sot nga Spanja drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Enkeli Kertalli. Ky i fundit dyshohet se ne vitin 2017 ka qëlluar me arme zjarri ne drejtim te automjetit me drejtues biznesmenin Dashamir Gjoka, në bashkëpunim me shtetasin me inicialet M. B.

NJOFTIMI I POLICISE
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, ekstradohet nga Spanja drejt Shqipërisë, 37-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët spanjollë, u ekstradua nga Spanja drejt Shqipërisë, shtetasi E. K., 37 vjeç.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLANI PËR RIKTHIMIN E EMIGRANTËVE SHQIPTARË/ “The Telegraph”: Kryeministri britanik sot pritet të bëjë publike marrëveshjen
Previous article "HAMSHOR DHE MODEST"/ Gjergj Luca nxjerr videon me Viktor Zhustin: Ky burrë dashuron edhe 80 vjeç! Ishalla, t’i ngjaj dhe unë...

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve Aktualitet

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin Aktualitet

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT