Është arrestuar në Brindisi një shqiptar, i cili ishte nën vëzhgimin e policisë italiane për disa vjedhje që kishin ndodhur në këtë qytet.
I arrestuari i identifikuar si Marjo Prenga, sipas policisë vendase është një nga tre autorët e grabitjeve, që kanë ndodhur në muajin e kaluar në Chaviari, bëjnë të ditur mediat në Itali.
Arrestim i tij është bërë në ditën e Kritlindjes, ndërsa dy të tjerët janë shpallur në kërkim nga policia, por emrat e tyre ende nuk janë bërë të ditur.
Të tre hajdutët u futeshin në shtëpi duke u ngjitur nga ballkonet. Mario Prenga, ishte gjurmuar dhe arrestuar në Brindisi në ditën e Krishtlindjes, pak para se ai të mund të hipte në një traget atë përsëri në Shqipëri.
Arrestimi u bë i mundur pas identifikimit dhe pas analizës së kamerave të sigurisë në qytet.