• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI DHE FOTO/ Hyn për vjedhur vilën në Farkë me picë në dorë, e kap pronari dhe e bën për…
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI DHE FOTO/ Hyn për vjedhur vilën në Farkë me picë në dorë, e kap pronari dhe e bën për…

15 May, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një histori që jo çdo herë ndodh në Tiranë me vjedhjen e banesave, është regjistruar në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet, ku hajduti është kapur nga pronari i shtëpisë dhe më pas e ka dorëzuar në postën policore Farkë.

Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se Tedi Neziri, hajduti serial i apartamenteve ishte në tentativë për të grabitur një banesë, por është kapur mat. Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur në 10 Maj 2022, ku rreth orës 21:30 Tedi Neziri, është kapur brenda në banesën e Bekim Bulicës, duke iu paraqitur si një njeri që shiste pizza. Me një kuti pizze në dorë, 39-vjeçari i ka rënë zilës së banesës por askush nuk i është përgjigjur. Por pak sekonda më vonë ai ka nxjerë diçka nga xhepi dhe ka arritur të hapi derën e vilës, duke depërtuar në ambientet e brendshme duke menduar se brenda në vilë nuk kishte njeri.

Por teksa ndodhej brenda, Tedi Neziri është pikasur nga pronari i shtëpisë, i cili së bashku me mikun e tij Olsi Mataj, kanë arritur ta neutralizojnë grabitësin. Më pas, në ndihmë të Bulicës dhe Mataj, kanë shkuar dhe tre shokë të tjerë, të cilën e kanë rrahur hajdutin dhe më pas dorëzuar në ambientet e Postës Policore të Farkës. Por edhe Neziri duket se ka bërë dëme pasi në dosjen hetimore thuhet se hajduti ka pasur dhe përdorur armë të ftohta. Me thikën që mbante me vete ka goditur dhe dëmtuar Bekim Bulicën dhe Olsi Matajn, madje ka dëmtuar edhe veten.

Neziri, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë, duke bashkëpunuar edhe me persona të tjerë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj tij për akuzën e “Vjedhjes me dhunë”. Edhe pse Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, avokati i Nezirit, Detar Hysi kërkon që klienti të mjekohet në spital për shkak të plagëve që ka marrë.

Pa u hetuar nuk kanë shpëtuar as të tjerët, pasi paralelisht Prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë Bekim Bulica dhe 4 shokët e tij, që e kanë keqtrajtuar rëndë hajdutin Tedi Neziri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ESKORTA NGA SHQIPERIA NË DUBAI"/ Menaxheri i VIP-ave në Shqipëri zbulon të vërtetën
Previous article PËR JU GOCA! Këto ngjyra flokësh do ju bindin keq të shkoni te "e kuqja"

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT