• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Arrestohet hajduti serial në Durrës, i akuzuar për vjedhje në disa qarqe
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Arrestohet hajduti serial në Durrës, i akuzuar për vjedhje në disa qarqe

15 August, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar të identifikuar si Teki Halilaj, i cili kishte vjedhur një automjet në lagjen nr.13 në Durrës dhe ishte larguar me të drejt Elbasanit.
Gjithashtu, në të njëjtën ditë ai kishte vjedhur një celular dhe çantën me sende personale të një turisti me origjinë nga Bosnje Hercegovina, në një hotel.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”, për arrestimin e një shtetasi me precedent të theksuar për vjedhje në disa qarqe.
Vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit, kapet dhe arrestohet brenda pak orësh, si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Elbasanit, 29-vjeçari. Në të njëjtën ditë, 29-vjeçari vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.
I arrestuari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimeve të 2 shtetasve se më datë 14.08.2024, iu ishin vjedhur automjeti dhe sende personale, Komisariati i Policisë Durrës identifikoi autorin dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, u mundësua brenda pak orësh arrestimin e tij, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin që kishte vjedhur.
Konkretisht, në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi T. H., 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.
Sekuestrohen makina, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, zyze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KISHIN MBETUR TË BLLOKUAR NË LËPUSHË/ Dy turistët belgë shpëtohen nga policia
Previous article DINAMIKA/ Hetimi i ngjarjes së rëndë të Pogradecit, dyshimet pse Prokuroria zbuti veprën penale për Denis Meçen

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË SARANDË? Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Mateo Bakalli, 4 të ndaluar

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE VRAU 46-VJEÇAREN ITALIANE/ Kapet në Bari 40-vjeçari shqiptar (EMRI)

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar Aktualitet

KONTROLLE INTESIVE NË TIRANË/ Mbi 3 mijë gjoba dhe 7 persona të arrestuar e të proceduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT