• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohen edhe dy administratorët
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Zbulimi i magazinës ku falsifikoheshin stampat e veshjeve në Tiranë, arrestohen edhe dy administratorët

4 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon operacioni “Fake Star 5” kundër falsifikimit të markave të njohura. Dy persona të shpallur në kërkim, mes tyre një shtetas turk, janë arrestuar nga policia në Tiranë.

Turku 46-vjeçar, Ozkan Sulun, dyshohet se kishte rolin kryesor në stampimin e logove false në veshje të kontrabanduara. Ai u kap së bashku me 21-vjeçarin Lindion Haka, që ishte bashkëadministrues i një prej magazinave ku kryhej ky aktivitet.

Të dy akuzohen për magazinimin dhe falsifikimin e veshjeve në fshatin Brrar. Dje, në kuadër të të njëjtit operacion, u arrestuan katër persona të tjerë dhe u proceduan në gjendje të lirë edhe katër të tjerë.

Materialet për rastin janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për hetime të mëtejshme.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”. Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim, Ozkan Sulun dhe Lindion Haka.

Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.

I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.

Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.

Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.

Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSJA E 15-VJEÇARIT/ Detajet e reja: Autori qëlloi adoleshentin me pistoletë-stilolaps dhe hodhi armën në Laprakë
Previous article THASHETHEMET PËR LIDHJEN ME LEDRIN/ Reagon Xhensila Myrtezaj: Ishte thjesht bashkëpunim profesional

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT