• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, pranga 2 ‘skifterëve’ në Durrës, mes tyre roja i parqeve arkeologjike
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, pranga 2 ‘skifterëve’ në Durrës, mes tyre roja i parqeve arkeologjike

30 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohen se vidhnin dhe më pas shisnin vepra arti. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ka rënë Pëllumb Leka dhe Emanuel Çaço.

NJOFTIMI I POLICISE
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “IKONAT”. Vidhnin dhe trafikonin vepra arti, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej të arrestuarve, i punësuar rojë pranë parqeve arkeologjike. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 13 statuja të madhësive dhe formave të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në inteligjencën policore për një rast të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit nga parqet arkeologjike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “IKONAT”.

Si rezultat u arrestuan shtetasit:

P. L., 53 vjeç, banues në Fier dhe E. Ç., 56 vjeç, banues në Lushnjë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, Rrogozhinë, duke lëvizur me një automjet në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 13 statuja dhe ikona të madhësive dhe formave të ndryshme.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, merreshin me trafikimin e veprave të artit dhe kulturës. Shtetasi P. L., duke përfituar nga fakti se ishtë i punësuar pranë parqeve arkeologjike, herë si rojë dhe herë si ndihmës, siguronte statuja dhe ikona të madhësive të ndryshme në qytetet Fier, Berat, Gjirokastër, dhe më pas në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., i trafikonin me qëllim përfitimin.

Një pjesë të statujave dhe ikonave ua shisnin shtetasve të huaj nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi, kundrejt vlerave që varionin nga 10 000 deri në 20 000 euro.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASHKËT KATOLIKE/ Kardinali Ernest Simon Troshani uron nga Vatikani: Sot është festa për Krishtin
Previous article DOSJA 5D/ Ish-zyrtarët e bashkisë Tiranë njihen sot me masën e sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike Aktualitet

ZBULOHET "FABRIKA" E KANABISIT NË DIVJAKË/ Sekuestrohen 44 kg drogë dhe 1426 bimë narkotike

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK Aktualitet

RAPORTIMI TE "LIGJET"/ Deputeti i PS e pyet për ’21 Janarin’, ja si përgjigjet kreu i SPAK

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite Aktualitet

MANDATI I PROKURORËVE/ Kreu i SPAK: Duhet të ruhet ekspertiza e krijuar ndër vite

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT