• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Trafik heroine dhe marijuane nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës, dënohet grupi i shqiptarëve
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Trafik heroine dhe marijuane nga Shqipëria drejt Italisë e Zvicrës, dënohet grupi i shqiptarëve

20 February, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Heroina tregtohej në Zvicër, marihuana në Itali. Dënohet grupi i trafikut të drogës, i menaxhuar nga shqiptarë me banim midis Como dhe Luça-s, grup që ishte zbuluar në vitin 2018 nga Guardia di Finanza. Teksa dy shqiptarë janë ende të pagjurmueshëm, mes tyre është dhe emri i Mariglen Memës, 35-vjeçari që mbeti i vrarë me kallashnikov në një lokal në Vlorë, ku po pinte kafe. Vrasja ndodhi në të njëjtën periudhë në të cilën përfunduan hetimet ndaj tij në Itali

Mema u vra nga një bashkatdhetar 33-vjeçar, i njohur për policinë italiane si i përfshirë në trafik droge. Hetimet zbardhën faktet se si ky grup kriminal ishte përgjegjës për ngarkesa të shumta me lëndë narkotike në Itali dhe Zvicër, ndërsa gjatë aksioneve për kapjen e tyre u sekuestruan 450 kilogramë marihuanë, 10 kg heroinë dhe 200 të tjera lëndë të destinuara për përgatitjen e heroinës. Sipas hetimeve, të dyshuarit importonin drogë nga Shqipëria për ta rishitur më pas në Itali dhe Zvicër, duke përdorur metoda të koduara komunikimi dhe sisteme komplekse për fshehjen e ngarkesave. Mediat italiane raportojnë se pjesë e këtij rrjeti është Altin Braho, 40 vjeç, banues në Como, Renato Burrelin, 34 vjeç nga Luça, i cili u ndalua në Como në nëntor 2013 me 200 kilogramë marihuanë të fshehura në furgonin e tij dhe i dënuar me 4 vjet burg.

Ndërkohë, me 4 vjet burg është dënuar Dorian Daku, 52 vjeç, ndërsa pas hekurave janë dhe Gentian Prifti, 45 vjeç dhe Arjol Rehxo, 39 vjeç, të dy banues në Shqipëri. Me 3 vite burg është dënuar Arjan Zejno, 53 vjeç, 2 vite e 10 muaj për Tomor dhe Alban Shehun, 84 e 54 vjeç, babë e bir. Ndërsa me dy vite burg u dënua Adelina Tafa, 34 vjeç dhe Elton Xherri, 41 vjeç.

Nga hetimet rezulton se ky grup kriminal ka bërë transferta dhe kalime tranzite të drogës me sasi nga 1 deri në 30 kilogramë, aktivitet për të cilin të dyshuarit mblidheshin herë pas here në grupe nga tre apo katër persona, ku kishin detyra të ndryshme, që nga transporti, fshehjeje apo shpërndarjeje të lëndës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI i Gjukanoviç: Konflikti në Ukrainë ka potencial të zgjerohet në vende të tjera
Previous article DETAJET E PARA/ Operacion i madh kundër naftës kontrabandë nga Rusia. Bllokohet anija me 22 500 tonë karburant

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën… Aktualitet

DOSJA "VELIAJ"/ GJKKO shpall vendimin për të pandehurit! Elman Abule dënohet me 4 vite e 8 muaj burg, dënime për Ina Goxhajn dhe të tjerë. Për Bushkën…

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit Aktualitet

AKSIDENT RRUGOR NË ROSKOVEC/ Plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave Aktualitet

MOTI I KEQ/ ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve: Priten shtrëngata shiu, reshje bore dhe ulje e temperaturave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT