SPAK lëshon 3 urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë Rrugore të Tiranës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një rast korrupsioni. Sipas burimeve zyrtare janë lëshuar urdhërarreste për korrupsion për Roven Zekën, shef i qarkullimit rrugor të Tiranës, Sokol Novaku, shef i Sektorit të Aksidenteve në Policinë Rrugore dhe Edison Tabaku, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Policisë Rrugore
SPAK dyshon se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.


