• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë, ofruan para për të blerë vota në mbështetje të PS
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim tre persona për korrupsion zgjedhor në Lezhë, ofruan para për të blerë vota në mbështetje të PS

7 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje, të ndodhur gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun e Lezhës.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më datë 7 nëntor 2025, është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme procedimi penal nr. 55/2025, që lidhet me veprimtari të paligjshme të ndodhura në Bashkinë Kurbin, ku personat e përfshirë dyshohet se kanë ofruar dhe shpërndarë para në këmbim të votës.

Të pandehurit e dërguar për gjykim janë:

-Gersi Kaçorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal;-Besnik Uka, i akuzuar për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal;

-Artur Jahja, i akuzuar për “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/b dhe 25 të Kodit Penal.

Sipas SPAK, procedimi penal është regjistruar mbi bazën e materialeve të referuara nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), e cila ka zhvilluar një hetim proaktiv me përdorimin e metodave speciale të hetimit, përfshirë përgjime telefonike dhe vëzhgime të drejtpërdrejta.

Nga provat e mbledhura, ka rezultuar se gjatë fushatës elektorale, të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë premtuar, ofruar dhe shpërndarë shuma monetare për zgjedhës në zonën e Bashkisë Kurbin, me qëllim që ata të votonin në një mënyrë të caktuar në mbështetje të subjektit politik Partia Socialiste.

Hetimet kanë treguar se tre të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore, duke ndërmarrë veprime konkrete për të ndikuar në vullnetin e zgjedhësve dhe për të ndihmuar rezultatin elektoral të subjektit në fjalë.

SPAK thekson se dosja tashmë i është kaluar Gjykatës së Posaçme, e cila do të shqyrtojë akuzat ndaj tre personave të përfshirë në këtë rast.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO FALEN GJOBAT E 10 VITEVE TË FUNDIT"/ Rama jep LAJMIN: Kush bën marrëveshje me tatimet shpëton...
Previous article "MË KËRKOI TË UDHËTOJA NË MAKINË ME TË"/ Atentati ndaj Arjan Ndoja, dëshmon “Rrumi i Shijakut”

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT