Gjykata e Sarandës ka lënë në burg dy gratë të cilat u arrestuar nga policia, pasi shfrytëzonin një vajzë të mitur për prostitucion.
Mësohet se gjykata ka caktuar masën “arrest në burg” për 42-vjeçaren Silvana Osmani dhe 39-vjeçaren Luljeta Doda. Prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj ka kërkuar si masë “Arrest në burg”. Këtë masë ka kërkuar edhe gjyqtari Fatmir Ndreu, ndërsa e kanë quajtur të ligjshëm ndalimin e tyre.
Në përfundim të seancës që zgjati rreth 3 orë, avokatët mbrojtës Armand Çaushi dhe Brigels Dervishi thanë se u vlerësua i ligjshëm arrestimi në flagrancë dhe u caktua si masë “Arrest në burg”, për shkak se kjo është një çështje se ka komplikime dhe ka dhe viktima të mitura.
VIDEO/ Të shtënat gjatë gjyqit për vrasjen e boksierit shqiptar, momenti kur i plagosuri rrëzohet në tokë
“Është masë sigurie që ngrihet mbi dyshime. Për të tjerat nuk mund të flas dot në këtë fazë”, u shpreh avokati Çaushi.
“Sot ishte seanca për vlerësimin si të ligjshëm apo të paligjshëm të arrestimit të të dyshuarave. Ne në fakt jemi njohur me detajet e dosjes por nuk mund të japim dot në këtë fazë detaje. Ne mohuam kategorikisht rastin për klientet por gjykata vendosi si masë ‘Arrest në burg’. Tanimë ne na lind e drejta t’i drejtohemi apelit”, u shpreh avokati, tjetër Dervishi.
Dy tutoret shfrytëzonin të miturën 14-vjeçare për prostitucion në një lokal që administronin. Ngjarja u zbulua më 24 shkurt, pas bastisjes nga policia.


