• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMRAT/ PD zgjedh drejtues të rinj në Pogradec, Vlorë dhe Shkodër
Home
Politikë

EMRAT/ PD zgjedh drejtues të rinj në Pogradec, Vlorë dhe Shkodër

16 March, 2026 s.autor Politikë

Demokratët në Pogradec, Vlorë dhe Shkodër iu drejtuan këtë të diel kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj të degëve të Partisë Demokratike në këto qytete.

Në Pogradec, gara u zhvillua mes Oligert Muçollarit dhe ish-kryetarit të degës, Kasëm Galla. Muçollari u shpall fitues me 247 vota, kundrejt 224 votave të Gallës, ndërsa 6 vota rezultuan të pavlefshme.

Procesi zgjedhor u zhvillua edhe në Vlorë, ku përballë njëra-tjetrës ishin Nada Mecorapaj dhe Darling Banushaj. Mecorapaj fitoi bindshëm me 496 vota, ndërsa Banushaj mori 106 vota. Në këtë proces u shpallën të pavlefshme 13 vota.

Ndërkohë në Shkodër, gara u zhvillua mes Ardit Qylybylit dhe Gentian Ibros. Nga numërimi i votave rezultoi fitues Qylybyli me 1083 vota, kundrejt 687 votave të Ibros. Zgjedhjet në degën e PD-së në Shkodër u zhvilluan në një klimë debatesh, mes të tjerash edhe për vendimin e përjashtimit të rreth 300 anëtarëve nga partia, çështje për të cilën kandidatët mbajtën qëndrime të ndryshme.

Procesi i zgjedhjeve në këto degë vjen pas zhvillimit të votimeve të ngjashme në disa struktura lokale të PD-së në vend, mes tyre në Durrës dhe Berat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEJRUTI TRONDITET NGA SULMET AJRORE/ Shkon në 850 numri i të vrarëve që nga nisja e konfliktit
Previous article ANXHELA BYKU NDËRROI JETË PASI RA NGA 8 METËR LARTËSI/ Zbardhen pistat e hetimit, 20-vjeçarja shqiptare dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT