Janë identifikuar ditën e sotme dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në Mirditë.
Sipas infromacioneve për mediat bëhet me dije se ata janë Denis Gjeta, 30 vjeç, dhe Marius Çeça, 31 vjeç, nga Tirana.
Kujtojmë se aksidenti i rëndë u shënua gjatë mesnatës në Mirditë teksa drejtuesi i mjetit, Marsel Busho, 35 vjeç, ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.
Drejtuesi i mjetit Busho ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.


