• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ I dënuar për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari. Një tjetër sillet nga Gjermania…
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ I dënuar për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari. Një tjetër sillet nga Gjermania…

27 June, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për shkëmbimin e informacioneve me qëllim lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradohet nga Greqia një 44-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim për vrasje me dashje, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, ekstradohet nga Gjermania drejt vendit tonë një 30-vjeçar, me masë sigurie, “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

▪️Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, në Greqi u bë e mundur kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Mihal Mërkuri, 44 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë e ka dënuar 44-vjeçarin me 10 vite burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Me datë 17.11.2000, në lagjen nr. 1, në Sarandë, për shkak të një borxhi të pashlyer, shtetasi Mihal Mërkuri ka qëlluar pesë herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Vendim Bejko, duke e plagosur rëndë atë.

▪️Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u bë kapja dhe ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar, Silvester Driza, 30 vjeç, lindur në Durrës.

Driza ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë, “Arrest në burg”, për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi S. D. ka themeluar një shoqëri Sh.p.k dhe ka kryer disa transaksione fiktive me kompaninë që ka me koncesion inceneratorin e Fierit.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët për lokalizmin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË NGA TË AKUZUARIT PËR INCENERATORIN E FIERIT/ Kush është Silvester Driza që u ekstradua në Shqipëri
Previous article ASTEROIDI GJIGAND I DREJTOHET TOKËS ME SHPEJTËSI/ Ja kur pritet të kalojë pranë nesh

s.autor

Postime të ngjashme

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv... Aktualitet

NDËRTIMI I BYPASSIT TË SARANDËS/ ARRSH njofton: Sot do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv...

REKORD REGJISTRIMESH NË QERSHOR/ Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri Aktualitet

REKORD REGJISTRIMESH NË QERSHOR/ Mbi 1.1 mln automjete qarkullojnë në Shqipëri

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m Aktualitet

"16 VATRA ZJARRI NË TË GJITHË VENDIN..."/ Ministria e Mbrojtjes: U angazhuan helikopterë dhe m

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT