Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi përfundimin me sukses të një tjetër operacioni riatdhesimi nga Siria.
Më 26 gusht 2026, në Shqipëri u kthyen vullnetarisht pesë shtetas shqiptarë, gra dhe fëmijë, pas një procesi të koordinuar mes institucioneve shqiptare, përfaqësive diplomatike dhe autoriteteve të vendeve të përfshira. 5 të riadhesuarit nga Siria janë gjyshja Hajrie Taushani bashkë me nipin 9 vjeç, i cili ka lindur në Siri. Gruaja tjetër është Myrvete Dibra. Ndërkohë që dy të tjerët janë vajza të moshave 17 dhe 9 vjeç.


