• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Me drogë të lëngshme në autobus drejt Greqisë. Si u kapën TRE shqiptarët në kufi
Home
Breaking News

EMRAT/ Me drogë të lëngshme në autobus drejt Greqisë. Si u kapën TRE shqiptarët në kufi

28 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre persona janë arrestuar në kufi me Greqinë për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se tre shtetasit Kastriot Islami, Ruli Sotiri dhe Ervin Gjoni janë arrestuar.

Policia Kufitare ka sekuestruar 929 gramë vaj hashashi. Arrestohet në flagrancë transportuesi, ndalohen edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

Kastriot Islami, 46 vjeç, banues në fshatin Qafëzez-Ersekë.

Më datë 27.01.2018, gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm i cili udhëtonte si pasagjer në një autobus linje me destinacion Greqinë, poshtë xhupit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

1 pako e mbështjellë me letër natriban brenda së cilës ndodhej 1 bidon plastik me peshë 929 gramë me lëndë të dyshuar si vaj hashashi.

Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP-Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve :

Ruli Sotiri, 38 vjeç, banues në Maliq.

Ervin Gjoni, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Aktorja e njohur do të jetë fytyra e re e Barbie, në filmin e ri! (FOTO)
Previous article KATHIMERINI: Dështojnë bisedimet me Maqedoninë dhe krijohet Shqipëria e Madhe. E çfarë pastaj?

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT