• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Arrestimi i 6 shqiptarëve në Greqi, policia iu bastis shtëpitë (VIDEO)
Home
Breaking News

EMRAT/ Arrestimi i 6 shqiptarëve në Greqi, policia iu bastis shtëpitë (VIDEO)

29 November, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pak ditë pas kapjes së gomones me 1.6 tonë kanabis në ujërat e  Korfuzit, autoritetet policore shqiptare kanë kryer kontrolle në banesat e gjashtë shqiptarëve të arrestuar në Greqi si të përfshirë në trafikun e drogës.

Deri më tani janë identifikuar emrat Arban Baxherit nga Saranda, Ervis Çaushajt nga Përmeti si dhe Emiliano Kolës nga Vlora.

Po ashtu dyshohet se pjesë e grupit është edhe një person tjetër me inicialet B. K. nga fshati Zhepovë i Përmetit. Për këtë të fundit ende nuk ka të dhëna të sakta, por policia mësohet se është vënë në kërkim të tij.

Arban Baxheri 32 vjeç që cilësohet si një nga personat kyç në këtë rrjet, është një emër i njohur për policinë e Sarandës. Ai është shoqëruar disa herë për dyshime që lidhen me përfshirjen e tij të trafikun e drogës, por më pas është lënë i lirë.

Nga burime të policisë mësohet se 32-vjeçari është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai është njohur qytetin bregdetar si pronar i një dyqani celularësh, por aktualisht është i papunë dhe në emër të tij nuk rezulton asnjë biznes.

Baxheri u plagos me thikë dhe u godit me shkopinj bejzbolli më 18 Gusht pas një konflikti në qendër të Sarandës pas një prite nga tre persona. Dyshimet edhe për këtë rast kishin të bënin me konfliktet për pazaret e drogës. Pas ngjarjes ai u mjekua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua në Janinë. Për ngajrjen, policia arrestoi tre persona të cilët më pas u lanë të lirë.

Nga kontrolli i kryer nga policia në sistemin TIMS, rezulton që 32-vjeçari të ketë dalë nga Shqipëria me 15 Nëntor të këtij viti duke udhëtuar drejt Greqisë. Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesën e Emiliano Kolës në Vlorë, por nuk janë gjetur të dhëna kompromentuese. Në Përmet Policia ka konstatuar se familja e Ervis Çaushit, nuk jetonte prej kohësh aty dhe madje nuk kishte as banesë në pronësi. Ai dhe familja e tij rezultojnë të jenë larguar në Greqi pak vite më parë. Nga verifikimet nuk rezulton që ata të kenë pasur precedentë penalë në vendin tonë.Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I quajti qenë të kuq tifozët e Partizanit, ja reagimi i priftit korçar
Previous article Çudit imami i njohur: Festa e Pavarësisë është haram, myslimanë mos e festoni

k.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm" Aktualitet

DOSJA E SPAK/ Trafikantët e drogës bënë gati televizionin "Do jemi të paprekshëm"

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Flamuri amerikan në protestën e shqiptarëve para Kryeministrisë

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA) Aktualitet

OPERACIONI NDAJ GRUPIT TË STRUKTURUAR KRIMINAL/ SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen 18 vila, mbi 300 llogari bankare dhe… (LISTA)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT