• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ 11 kandidatë në garë, të premten zgjidhet emri që do të propozohet për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ 11 kandidatë në garë, të premten zgjidhet emri që do të propozohet për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit

24 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Epremtja shënon ditën e mbylljes së garës për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Po atë ditë ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do t’i propozojë kryeministrit Edi Rama dhe emrin fitues të dalë nga gara. Dy ditë më parë komisioni i posaçëm i ngritur për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Policisë së Shtetit përfundoi vlerësimin e kritereve ligjore të kandidatëve, ku u kualifikuan 11 kandidatë.

Nesër do të nisin edhe seancat dëgjimore të kandidatëve përballë komisionit të posaçëm ku kandidatët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e policisë së shtetit. Komisioni i posaçëm i përbërë nga një zv.ministër i Brendshëm, sekretari i përgjithshëm i policisë së Shtetit dhe kreu i AMP, do të bëjnë vlerësimin e kandidatëve me pikë.

Lajmin për skualifikimin e 4 kandidatëve e dha edhe ministri Hoxha dje gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara janë: Shemsi Premci, Ibrahim Disha, Sami Rasha dhe Hajrulla Xhivini. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia pasi theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Gjykata i kishte caktuar këtë masë sigurie pasi urinoi në dyert e Gjykatës së Lartë.

Në garë vijojnë ende 11 emra të tjerë, mes tyre edhe drejtori i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda të cilit SPAK i ka sekuestruar telefonin në kuadër të hetimeve për dekonspirimin e operacionit për goditjen e bandës së vëllezërve Çopja në Elbasan.

Kandidatët ende në garë:

1 – Adriatik Tafçiu – Shef sektori Policia e Shtetit
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
7- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
7- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
8- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale
9- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare
10- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë
11- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KE QENË ME MOTRËN NË DUBAI..."/ Klea Prenga akuzon nënën e motrave Berisha: Bën komente fyese dhe denigruese…
Previous article VDEKJA E BRIAN SPAHIUT PAS NDËRHYRJES KIRURGJIKALE/ Kthehet pas ekspertiza e Prokurorisë që u dërgua në Itali: Mungonin...

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT