Policia ka vënën në pranga ditën e sotme një 42-vjeçar i cili ndodhej në kërkim prej 10 vitesh.
Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia Shqiptare dhe ajo Italiane, 42 vjeçari shqiptar u ndalua për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.
– Ylli ( Fatmir ), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.
Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Kjo vrasje është cilësuar si një nga më makabret e ndodhur në Piacenza Itali. Shqiptarët e vranë të miturën dhe e varrosën pranë një lumi.
Vrasja është kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë Erjon Sejdiraj i cili u arrestua tre vite më parë i dënuar në mungesë nga drejtësia italiane dhe Robert Ziu i cili bashkë me Fatmir Vangjelaj u dënuan me nga 23 vite burg.
Kjo vrasje është cilësuar një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura për një dekadë në Piacenza, ku për fatin e keq, personat që u akuzuan për këtë ngjarje ishin të gjithë shqiptarë.
Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.
Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg.
AlpeNews.al



