• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMOCIONUESE/ 7-vjeçarja nga Kievi që po mahnit botën: Mbledh fonde për Ukrainën duke kënduar
Home
Nderkombetare

EMOCIONUESE/ 7-vjeçarja nga Kievi që po mahnit botën: Mbledh fonde për Ukrainën duke kënduar

1 April, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Nderkombetare

Shtatë vjeçarja Amelia Anisovych shkriu zemrat anembanë  botës teksa këndoi këngën e njohur të Disney “Let it Go” nga filmi “Frozen”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze u takua me Amelian dhe familjen e saj në Poloni, ku ata po jetojnë si refugjatë.

Kur Amelia 7-vjeçare filloi të këndonte në vendstrehimin kundër bombardimeve ruse në Kiev, dhoma e zhurmshme e nëndheshme e mbushur me njerëz që fshiheshin nga bombardimet ruse, ra plotësisht në heshtje.

E regjistruar dhe e postuar nga një fqinje e saj e quajtur Martha, videoja e Amelias duke kënduar një këngë nga filmi i Disney “Frozen” u bë pothuajse menjëherë virale.

Doja t’i gëzoja njerëzit. Atyre iu pëlqeu shumë, të gjithë duartrokitën, dhe më përshëndetën”, thotë Amelia për Zërin e Amerikës.

Amelia e tregon këtë histori në një park të qetë pranë kryeqytetit të Polonisë, së bashku me nënën e saj, Lilia, dhe gjyshen, Viran. Duke ushqyer zogjtë në liqen, ajo kujton se si ushqente rosat në Ukrainë. Dhe se si kur filloi lufta, ajo shpesh shkonte në vendstrehim dhe duhej ta shikonte çdo hap që hidhte për shkak të minave të mundshme gjatë rrugës. Nëna e saj, Lilia, kujtoi momentin kur vendosi se duhej të largohej nga Kievi.

“Amelia filloi të kishte frikë të rrinte pranë dritareve. Dhe kur dilnim nga shtëpia për të shkuar në vendstrehim ku shkonim natën, ajo më pyeste në çdo hap, a mund ta hedh hapin dhe nëse isha e sigurt. Në atë moment vendosa, e kuptova se ishte fundi, ishte vija e kuqe. Nëse e kaloja atë dhe do të qëndronim në Kiev, ajo do të dëmtohej psikologjikisht, dhe mund të bëhej një fëmijë që ka frikë nga hija e saj”, shpjegon Lilia.

Amelia kujton udhëtimin nga Kievi me trenin e mbushur plotë me njerëz.

“Disa njerëz ishin në këmbë, disa ulur dhe pastaj fjetëm në dyshemenë e stacionit të trenit, na dhanë dyshekë të butë”.

Një vajzë e vogël ukrainase, videoja e së cilës duke kënduar u bë virale ndërsa ishte në një vendstrehim në Kiev, po përdor famën e saj të re për të ndihmuar në grumbullimin e fondeve për vendin e saj.

Nëna e saj thotë se njerëzit po i trajtojnë mirë këtu në Poloni. Familja prej katër anëtarësh jeton falas në një shtëpi pranë Varshavës. Amelia dhe vëllai i saj 15-vjeçar, Misha, mund të ndjekin shkollën këtu. Por nëna e tyre shpreson se ata do të jenë në gjendje të kthehen së shpejti në shtëpinë e tyre.

“Shpresoja të vija këtu për disa javë. Tani e kuptoj se mund të zgjasë më shumë, por kam ende shpresë se do të zgjasë vetëm për disa muaj. Kam frikë të imagjinoj se mund të jetë më gjatë. Nuk ka rëndësi se sa mirë dhe të sigurt jemi këtu – ndihem e huaj, do të doja të shkoja në shtëpinë time, do të doja të shihja burrin tim. Jam e shqetësuar për familjen time. Shpresoj që dikush do të dëgjojë lutjet e mia dhe lutjet e mijëra e miliona njerëzve dhe do të jem në gjendje të jem në shtëpi së shpejti”, thotë Lilia.

Amelia e ndjen se po rritet shpejt. Ajo duket jashtëzakonisht e maturuar teksa flet për vendin e saj.

“Duhet të flasim gjuhën tonë, jo rusisht, sepse armiku ynë flet rusisht, toka jonë është Ukraina. Duhet të flasim gjuhën ukrainase. Në Ukrainë po bëhet luftë sepse Rusia na sulmoi. Kam frikë për familjen time, babi është aty, gjyshi, gjyshja, kam frikë për të gjithë. Shumë fëmijë kanë vdekur. Unë do të doja të jetoja, shumë, dhe fëmijët e tjerë do të donin të jetonin”.

Nëna dhe gjyshja e Amelias po përpiqen të ruajnë një ndjenjë normaliteti për të dhe vëllain e saj të madh. Vitin e kaluar, Amelia filloi të shkonte në shkollë në Kiev. Tani një refugjate, ajo rifilloi studimet e saj në këtë qytet të vogël pranë Varshavës. Familja shpreson se lufta do të përfundojë dhe ata do të kthehen së shpejti.

Tani për tani, Amelia e vogël po përdor talentin e saj dhe famën e sapo krijuar duke kënduar në koncerte bamirësie në Poloni dhe duke mbledhur shumë fonde për të ndihmuar Ukrainën. /VOA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT TRAGJIK/ Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, një i vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)
Previous article "GRIMCA TË VOGLA KANË HYRË NGA MUSHKËRITË, POR..."/ Çfarë ka ndodhur me ushtarët rusë në Çernobil?

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave Aktualitet

ZJARR NË ZONËN E JALLISË SË NARTËS/ Era e fortë favorizon përhapjen e flakëve pranë banesave

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR KORÇË-VOSKOPOJË/ 3 persona të plagosur dërgohen në spital

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta Aktualitet

LUFTA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR/ Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT