• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Emiri i Katarit inauguron bibliotekën gjigande me teknologjinë e fjalës së fundit
Home
Kulturë

Emiri i Katarit inauguron bibliotekën gjigande me teknologjinë e fjalës së fundit

17 April, 2018 anxheladoko Kulturë

-Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani inauguroi Bibliotekën Kombëtare të Katarit në Doha, duke vendosur në raftet e saj librin e një miliontë, një kopje dorëshkrimi i rrallë i “Sahih Buhari” i shkruar para 843 vjetësh, çka shënoi dhe hapjen zyrtarisht të bibliotekës me një kapacitet total prej 2 milion e 200 mijë librash.

Në ceremoninë e hapjes së bibliotekës morën pjesë të ftuar nga 52 vende të botës, përfshirë Babain Emir Sheik Hamad bin Kalifa Al Thani, Princeshën e Marokut Laila Hasna, Zëvendëskryeministrin e Omanit Fahd Bin Mahmud Al Said, Ndihmës kryeministrin turk Bekir Bozdag, Shefin e Kabinetit të Kuvajtit Ali Jarrah Al Sabah, ish-presidentin turk Abdullah Gul, ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, ish-kryeministrin italian Matteo Renzi, si dhe ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në fjalën e hapjes, Sheikha Moza Bint Nasser tha se “librat dhe bibliotekat kanë treguar gjatë historisë thellësinë e marrëdhënies mes njeriut dhe shkrimit si një burim i qytetërimit njerëzor”, dhe shprehu aspiratën e saj që Biblioteka Kombëtare e Katarit të jetë “një mekanizëm modern për të mbështetur avancimin e kulturës vendase dhe për të ringjallur praninë e trashëgimisë arabe nëpërmjet leximit”.

Në fjalën e tij, arkitekti i bibliotekës holandeze Rum Koolhaas theksoi se “dizajnet arkitektonike mund të zgjidhin situata, të sigurojnë opsione, të krijojnë bukuri dhe të japin qetësi. Gjithashtu ato ka potencial të madh për të sjellë ndryshime dhe transformime të thella”.
Shefi Ekzekutiv i Bibliotekës Britanike Roly Keating ligjëroi për rëndësinë e bibliotekave, ndërsa themeluesi i Media Lab në MIT (Massachusetts Institute of Technology) Nicholas Negroponte foli për impaktet e teknologjisë në shërbimet bibliotekare.

Ceremonia u ndoq nga një film i shkurtër në lidhje me objektet e bibliotekës dhe karakteristikat arkitektonike të ndërtesës, si një mjet që pasqyron udhëtimin e Katarit në shkencë dhe njohuri.
Biblioteka ka një kapacitet prej 1,200,000 librash. Ndërtesa përfshin një sektor të veçantë trashëgimie që përmban 50 mijë materiale historike dhe kulturore, përfshirë 4 mijë dorëshkrime, 1400 harta historike, 26 mijë libra të rrallë, krahas dhjetra atlaseve dhe 30 mijë fotografi, si dhe mjete lundrimi dhe astronomie të lashta.

Ajo gjithashtu përfshin një ekspozitë të përhershme të bibliotekës tradicionale dhe një tjetër dixhitale rreth grafikës së informacionit, dhe një sektor “Blind Club”, një projekt ky që synon sigurimin e mundësive të barabarta për të verbërit në rrjetet sociale dhe në përdorimin e shërbimeve dhe materialeve bibliotekare.

Biblioteka mbështet progresin e Shtetit të Katarit në transformimin nga varësia në burimet natyrore tek diversifikimi i burimeve të ekonomisë për të ruajtur qëndrueshmërinë, si dhe disponueshmërinë e burimeve të njohurive të nevojshme për studentët, hulumtuesit dhe të gjithë ata që janë rezidentë në Katar.

Ndërtesa e bibliotekës është e pajisur për të gjitha kategoritë e vizitorëve si psh njerëzit me nevoja të veçanta, dhe përmban një numër risish teknologjike, si sisteme të automatizuara klasifikimi të librave, ekrane dhe media interaktive, dhe pajisje huazimi dhe kthimi automatik të librave.

Librat në Bibliotekën Kombëtare të Katarit ndahen në tri fusha kryesore, ku midis të tjerash ofrohen mbi 150 mijë libra dhe revista për fëmijët dhe adoleshentët, rreth 200 burime elektronike. Secila prej këtyre materialeve përfaqëson një dritare të fjalës së fundit të njohurive njerëzore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shansi i fundit i Gareth Bale te Real Madridi
Previous article Xavi: Ky ekip më jep kënaqësi kur e shoh duke luajtur

anxheladoko

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT