• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EMIGRANTËT/ Papa Françesku: Nuk është pushtim, Europa t’i presë në mënyrë të barabartë
Home
Botë

EMIGRANTËT/ Papa Françesku: Nuk është pushtim, Europa t’i presë në mënyrë të barabartë

23 September, 2023 s.autor Botë

Papa Françesku ka thënë të shtunën se qeveritë perëndimore duhet të kujdesen më shumë për emigrantët që e kalojnë Mesdheun, sepse “ata që e rrezojnë jetën e tyre në det, nuk janë pushtues, ata kërkojnë mirëpritje”.

Papa ka thënë përgjatë një vizite në qytetin francez Marsejë se migrimi është “realitet i kohës sonë, një proces që përfshin tri kontinente në Mesdhe dhe përgjigja duhet të jetë largpamëse, përgjigje evropiane”.

Deklaratat e Papës – të bëra para presidentit francez, Emmanuel Macron, Qeveria e të cilit planifikon marrjen e masave më të ashpra kundër migrimit – i pasojnë qëndrimet e tij të së premtes, kur ka thënë se “njerëzit që rrezikojnë të përmbyten në valë, duhet të shpëtohen”.

Mënyra sesa Evropa është duke u marrë me numrin e madh të migrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, është në krye të agjendës politike evropiane prej javës së kaluar, kur mijëra persona kanë arritur në ishullin italian Lampeduza, brenda pak ditësh.

Papa i ka komentuar edhe disa politika të brendshme të Francës, përfshirë projektet e Macronit për vdekje të asistuar dhe përfshirjen e të drejtës për abort në Kushtetutën e shtetit.

Kreu i Selisë së Shenjtë ka paralajmëruar se njerëzit e moshuar rrezikojnë “të flaken tutje, nën pretekstin për një vdekje ‘të ëmbël’, e cila është më e ‘njelmët’ sesa ujërat e detit”.

Sa i përket abortit, Papa ka thënë se fëmijët e palindur, “refuzohen në emër të një të drejte të rreme për përparim, e cila në fakt është tërheqje për nevojat egoiste të një individi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRFOL PËR NJË LIDHJE DASHURIE ME ENDRI PRIFTIN/ Reagon Ola Bruko: Jeta është e shkurtër...
Previous article EMRI/ I gjenden 62 bimë kanabisi në banesë, pranga të moshuarit në Kurbin

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT